LAJMI I FUNDIT:

Hamasi pranon t’ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?

Hamasi pranon t’ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?

Hamasi është shprehur se do të ishte gati t’ia dorëzonte Rripin e Gazës, Autoritetit Palestinez.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, kanë thënë burime për Sky News Arabic në një raport të së dielës mbrëma, përcjell Telegrafi.

Burimet thuhet se shpjeguan se Hamasi tha se çdo punonjës i tyre i qeverisë do të “përfshihej sërish në administratën e re, ose do të dilnin në pension, me një garanci që pagat e tyre do të paguhen”.


Më tej, burimet thanë në raport se vendimi i supozuar i Hamasit vjen “pas presionit të konsiderueshëm egjiptian ndaj delegacionit të Hamasit që vizitoi Kajron”.

Ndryshe, Izraeli do të dërgojë një delegacion të grupit të punës në Kajro të hënën për të zhvilluar bisedime mbi marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit të Gazës, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit të dielën.

Ekipi do të diskutojë zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve, në të cilën pritet të lirohen gjashtë pengjet e mbetura të gjalla.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë më parë se SHBA do të “marrë kontrollin” e Rripit të Gazës dhe do të jetë përgjegjëse për punën e rindërtimit në rajon, si dhe do ta kthejë atë në një “rivierë të Lindjes së Mesme” për botën.

Në të njëjtën kohë, ai e quajti Rripin aktual të Gazës një vend të shkatërruar dhe argumentoi se banorët e tij duhet të shkojnë në vende të tjera përgjithmonë, duke sugjeruar, në veçanti, Jordaninë ose Egjiptin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori