LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e RMV-së anulon vendimin për udhëzimin në regjistrat amë

Gjykata Kushtetuese e RMV-së anulon vendimin për udhëzimin në regjistrat amë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë në seancën e sotme ka marrë Vendim për anulimin e Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për evidencën në regjistra amë, ruajtjes dhe mbajtjes së regjistrave dhe dokumenteve amë, dhënien e ekstrakteve, vërtetimeve, transkripteve dhe kopjeve në bazë të librave amë procedimi dhe përpilimi i procesverbalit të fëmijës së gjetur, rivendosja e regjistrave të shkatërruar, të dëmtuar ose të munguar, si dhe për formularët e regjistrave, ekstraktet dhe certifikatat e lëshuara në bazë të regjistrave, akt i miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska, në konferencën e sotme për media informoi se Vendimi është marrë me shumicë votash dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

“Kur Gjykata Kushtetuese merr vendim për anulim, kjo do të thotë se vendimi ka fuqi prapavepruese, duke u konsideruar nga momenti i miratimit të aktit që anulohet”, sqaroi Belovska.


Ajo theksoi se Udhëzimi është anuluar për shkak se Gjykata ka gjykuar se është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, përkatësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori