LAJMI I FUNDIT:

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Real Madridi ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te rivali lokal Atletico Madridi, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Alvaro Moratas që u asistua prej Linos.

Los Cholchoneros nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Antoine Griezmann (18’), që u asistua prej Saul Niguez.


Por, Real Madridi arriti ta ngushtonte epërsinë e Atleticos në 2-1 me golin e realizoi nga Toni Kroos në minutën e 35-të.

Pjesa e parë përfundoi me kaq, derisa edhe e dyta nisi më mirë për djelmoshat e Diego Simeones.

Ishte sërish Alvaro Moata, ai që shënoi për Atletico Madridin, tani në minutën e 46-të, ndërsa Niguez ishte asistuesi.

Dy skuadrat nuk u dorëzuan deri në fund dhe kërkonin të shënonin gola, por që Atletico fitoi përfundimisht 3-1.

Kjo është humbja e parë për Real Madridin në këtë sezon, ndërsa gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Barcelona dhe Girona, ndërsa Atletico Madridi është në të pestin me dhjetë sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore