Pasi Tesla ndërpreu papritur negociatat me qeverinë indiane vitin e kaluar, raporti i fundit nga Financial Express erdhi si befasi. Në vitin 2021, Tesla po përgatitej për të filluar shitjen e veturave të saj në Indi, ajo mori homologimin për shtatë modele, me disa vetura të cilat u panë duke u testuar në rrugët indiane.
Megjithatë, në vitin 2022, Tesla braktisi planet e saj, ndaloi së kërkuari për showroom-e dhe shpërbëu ekipin e saj lokal. Dukej sikur kompania vendosi të mos përfshihej fare në tregun e Indisë, pasi kërkesa e saj për të ulur tarifën e importit për veturat e saj nga 100 për qind në 40 për qind u refuzua me vendosmëri nga zyrtarët indianë.
Qeveria indiane dëshiron që Tesla të ngrejë fillimisht një fabrikë prodhimi në vend, me zinxhirë furnizimi lokal, dhe vetëm atëherë të fillojë të shesë automjetet e saj. Tesla padyshim donte të fillonte shitjen e veturave të saj menjëherë në këtë vend që të priste që fabrika të përfundonte, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Negociatat u ndërprenë dhe secila palë shkoi në shtëpi e zhgënjyer, por duket se kjo ishte vetëm një taktikë e ashpër negocimi nga Tesla. Pas vizitave të fundit në Indi nga ekipi i Tesla-s, qeveria lokale i ka bërë një ofertë kompanisë dhe kjo ofertë është pranuar në parim, sipas raportit të Financial Express.
Problemi këtu qëndron tek kërkesa e Indisë për një zinxhir furnizimi vendor i cili – kur bëhet fjalë për komponentët e veturave elektrike – nuk ekziston, të paktën jo në shkallen e kërkuar nga Tesla. Me kusht që Tesla të fillojë montimin e veturave të saj në Indi, të gjithë komponentët do të përjashtohen nga detyrimi i importit, për kohëzgjatjen e kërkuar nga kompania për të krijuar lidhje të reja të zinxhirit të furnizimit.
Në atë kohë, furnizuesit kinezë të Tesla-s do të lejoheshin të krijonin sipërmarrje të përbashkëta me kompanitë indiane, dhe si rezultat, të sillnin prodhimin e të gjithë komponentëve në Indi. Këtu po flasim kryesisht për bateritë. Kjo lëvizje padyshim favorizon bizneset indiane dhe hap dritaren që Tesla të krijojë një bazë prodhuese lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre veturat më të shitura në Evropë në 2024
Sa mund të ecë makina më e ngadaltë në botë?
Koncepti Bugatti Bolide, me 1,825 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale mbi 500 km /orë
Donald Trump kritikon General Motorsin
Po vjen Audi RS6 e-tron elektrike me 600 kuaj/fuqi
Kalimi i lumit nga kamionçina shkoi keq, edhe pse në fillim dukej shumë e lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë