LAJMI I FUNDIT:

Derisa ukrainasit po furnizohen me Leopard 2 dhe Abrams, Rusia dërgon në fushëbetejë tanket e vjetra T-55

Derisa ukrainasit po furnizohen me Leopard 2 dhe Abrams, Rusia dërgon në fushëbetejë tanket e vjetra T-55

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të tankeve të vjetra ruse që po transportohen me tanke nga pjesa e largët lindore e Rusisë, duke lëvizur në drejtim të kufirit me Ukrainën.

Pamjet shfaqin tanket e tipit T-55, që Bashkimi Sovjetik kishte filluar t’i prodhojë në vitin 1947, transmeton Telegrafi.


Kjo është edhe një dëshmi tjetër që Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftë, dhe se nuk i ka dalë plani ashtu si kishte menduar – pra se do të arrijë ta marrë Kievin për tri apo katër ditë.

Përdorimi i tankeve sovjetike të vjetra mbi 80 vite po tregon qartë se Vladimir Putini kishte bërë keq llogaritë, dhe se për dallim prej tyre, Kievi është duke u furnizuar nga aleatët perëndimorë me tanke moderne siç janë ato amerikane Abrams dhe ato gjermane Leopard 2.

E janë pikërisht këto tanke perëndimore që Volodymyr Zelensky i ka kërkuar nga fillimi i luftës, që sipas tij do ta ndryshojnë rrjedhën e  luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori