Pas falimentimit të bankës Sillicon Valley një ndër bankat më të mëdha amerikane, dikush dha një propozim që ta blinte miliarderi dhe njëherësh shefi ekzekutiv i kompanive si Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.
Min-Liang Tan, i cili është CEO i një kompanie teknologjike tha përmes një postimi në Twitter që kjo kompani duhet ta blejë këtë bankë si dhe ta bënte dixhitale, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, Musk iu përgjigj duke i thënë se është i hapur për këtë ide.
Vetëm muajin e kaluar, Banka Silivon Valley u rendit nga Forbes në top 20-shen e bankave më të mira amerikane të vitit 2023.
Deri të premten pasdite, banka dikur e besuar e investitorëve të kapitalit sipërmarrës dhe startup-eve të teknologjisë u mbyll nga rregullatorët, në atë që tani është bërë dështimi i dytë më i madh i bankës në SHBA.
Silicon Valley, falimentoi pasi depozituesit – kryesisht punëtorë të teknologjisë dhe kompani të mbështetura nga kapitali sipërmarrës – nxituan të tërhiqnin paratë e tyre këtë javë ndërsa ankthi mbi situatën e bankës u përhap.
Banka nuk mund të përballonte më tërheqjet masive të klientëve të saj dhe përpjekjet e saj të fundit për të mbledhur para të reja nuk patën sukses.
Prandaj, autoritetet amerikane morën zyrtarisht në zotërim bankën dhe ia besuan menaxhimin e saj agjencisë amerikane përgjegjëse për garantimin e depozitave, Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC).
Pak e njohur për publikun e gjerë, SVB ishte specializuar në financimin e bizneseve fillestare dhe ishte bërë një nga bankat më të mëdha në SHBA për nga madhësia e aseteve: në fund të vitit 2022, ajo kishte 209 miliardë dollarë (196 miliardë euro) aktive dhe rreth 175.4 dollarë miliardë (164.5 miliardë euro) në depozita. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit