LAJMI I FUNDIT:

Dybala e pranon se Juventusi i ka ende borxh disa paga

Dybala e pranon se Juventusi i ka ende borxh disa paga

Paulo Dybala u ka thënë hetuesve në marrjen e tij në pyetje se pranon se Juventusi ende i detyrohet atij më shumë se tre milionë euro.

Reprezentuesi argjentinas ishte mes lojtarëve të Juventusit që ranë dakord të hiqnin dorë nga paga e katër muajve, por hetuesit kanë sekuestruar dokumente që duket se vërtetojnë se bardhezinjtë kanë bërë marrëveshje sekrete për të paguar një pjesë të parave nën tryezë.


Ekziston një hetim penal në vazhdim i kryer nga prokurori i Torinos dhe një hetim i dytë i FIGC që mund të çojë në një tjetër dënim për Bianconerët pas një zbritjeje prej 15 pikësh për vlerat e transferimit të fryra artificialisht.

Dybala u intervistua për herë të dytë nga hetuesit shkurtin e kaluar në Romë dhe La Gazzetta dello Sport raporton se çfarë tha argjentinasi.

Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit
Lexo po ashtu Dybala rrezikon dënimin me një muaj për shkak të hetimit të Juventusit

“Nuk e mbaj mend kur është paguar rroga e muajit të kaluar, por e di që Juventusi ende më ka borxh”, ka thënë fillimisht Dybala.

“Kur bëmë marrëveshjen, e dija që nëse do të kisha akoma kontratë, do të merrja më shumë para në muajt në vijim, por nëse largohesha, ata duhej të paguanin menjëherë”.

“E di që Juventusi ka shansin e fundit për të më paguar në prill 2023. Nëse nuk e bëjnë këtë, avokati im do të bëjë një kërkesë me shkrim, por unë dua ta shmang këtë skenar. Nuk dua të padis Juventusin”.

Sipas raportit, Juventusi ende i detyrohet Dybala 3.7 milionë euro dhe avokati i tij Luca Ferrari ka bërë tashmë një kërkesë zyrtare për të marrë paratë.

Avokati i lojtarit kërkoi kompensim për dëmin, duke qenë se Dybalas iu premtua një kontratë e re në fund të vitit 2021, por përfundimisht nuk iu ofrua një marrëveshje e re.

“Kjo nuk është ajo që kisha kërkuar. Gjithçka që dua është paga ime e papaguar”, u ka thënë Dybala hetuesve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori