LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ne e konsiderojmë Bakhmutin fortesën tonë, Ukraina do të luftojë për të mbajtur qytetin kyç për aq kohë sa të mundet

Zelensky: Ne e konsiderojmë Bakhmutin fortesën tonë, Ukraina do të luftojë për të mbajtur qytetin kyç për aq kohë sa të mundet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka diskutuar për betejën për Bakhmut, pas konferencës për shtyp nga samitit i BE-së në Kiev.

Presidenti tha se forcat e Ukrainës do të luftojnë për ta mbajtur qytetin lindor të “fortesë” ose për aq kohë sa të munden dhe i kërkoi Perëndimit të furnizojë armë me rreze të gjatë për të ndihmuar në shtyrjen e forcave ruse nga rajoni i Donbasit, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk do ta japë Bakhmutin. Ne do të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Ne e konsiderojmë Bakhmutin fortesën tonë”, tha ai.


“Ukraina do të ishte në gjendje të mbante Bakhmutin dhe të çlironte Donbasin e pushtuar nëse merrte armë me rreze të gjatë”.

Qyteti i Bakhmut është bërë pika qendrore e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus dhe e përpjekjes së Moskës për të rifituar vrullin e fushëbetejës.

Zyrtarët rusë kanë thënë se forcat ruse po rrethojnë qytetin nga disa drejtime dhe po luftojnë për të marrë kontrollin e një rruge e cila është gjithashtu një rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ukrainase.

Zelensky tha se Rusia do të vazhdojë të shtyjë në lindje, por se forcat ukrainase do të jenë në gjendje të qëndrojnë derisa të arrijnë më shumë armë perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Botë
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori