LAJMI I FUNDIT:

Operacion i gjerë policor, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

Operacion i gjerë policor, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

Në rajone të ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike psikotrope dhe analoge dhe ka sekuestruar një armë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet e antidrogës në 24 orët e fundit kanë realizuar disa operacione policore në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike.


“Më 25.01.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan, pas pranimit të  informacioneve se disa persona të dyshuar kanë në posedim sasi të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, janë ndërmarrë veprime taktike-operacionale për kapjen e personave të dyshuar të cilët dyshohej se bënin të mundur shpërndarjen dhe shitjen e  narkotikëve në disa lagje të Komunës së Gjilanit”, njofton Policia e Kosovës.

Pas lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar, janë realizuar veprime të shpejta operacionale dhe njësitë policore kanë arrestuar tre personat e dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Si prova materiale nga të dyshuarit gjatë operacionit të kontrollit është konfiskuar sasi e substancës narkotike 373.1 gr dhe 822.6 gr dhe një peshore digjitale.

Po ashtu, sipas Policisë, mbrëmë (25.01.2023), në rajonin e Prishtinës hetuesit e antidrogës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar tjerë për posedim droge dhe janë kryer bastisje në lokacionet e tyre. Dëshmi relevante janë sekuestruar nga policia për procedura të mëtejme ligjore.

“Një operacion tjetër i antidrogës është realizuar edhe sot më 26.01.2023, në rajonin e Pejës, ku me urdhër të organeve të drejtësisë, në mbështetje të Njësive për reagim të shpejtë (NJRSH) Pejë dhe Forensikës Rajonale është zbatuar urdhër kontroll në lokacionin e dy personave të dyshuar dhe gjatë operacionit të bastisjes-kontrollit të shtëpisë, tek njëri i dyshuar janë gjetur një revole, një grinder (mulli për bluarje të marihuanës), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 119.4 gram e cila ishte e ndarë në vende të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në vazhdën e bastisjes-kontrollit, në dhomën e të dyshuarit tjetër në një kasafortë metali janë gjetur dhe sekuestruar 5.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë kompetente për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori