Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pritet të akuzohet për krime që lidhen me sulmin ndaj Kongresit amerikan, sipas një komiteti që hetoi trazirat e shkaktuar nga mbështetësit e tij më 6 janar të vitit 2021.
Komiteti pretendoi se 76-vjeçari nxiti sulmin dhe u dha “ndihmë dhe inkurajim” protestuesve në kundërshtim me ligjet e shumta federale.
“Asnjë nga ngjarjet e 6 janarit nuk do të kishte ndodhur pa të”, thuhet në përmbledhjen e raportit përfundimtar të komitetit, raporton bbc.
Anëtarët thonë se ka prova për të ndjekur penalisht Trumpin për katër akuza, transmeton Telegrafi.
Pengim i një detyre zyrtare;
Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara;
Komploti për të bërë një deklaratë të rreme;
Nxitje, ndihmë ose inkurajim të një kryengritjeje.
Votimi dha një vendim dramatik pas një hetimi 18-mujor për ditët e fundit kaotike të presidencës së Trumpit – por implikimet për të do të jenë kryesisht politike, dhe aspak ligjore.
Një simbolik dhe jo një aktakuzë
Nëse Trump dënohet për krimet që komiteti e ka akuzuar për kryerjen e tyre, ai mund të përballet me gjoba qindra mijëra dollarëshe, deri në 20 vjet burg dhe t’i ndalohet kandidimi për poste të ardhshme politike. Vota e komitetit, megjithatë, është kryesisht simbolike.
Kongresi nuk ka aftësinë të akuzojë atë për ndonjë nga krimet federale të listuara. Ky pushtet është vetëm në duart e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i cili është pjesë e administratës së presidentit aktual amerikan, Joe Biden.
Me votën e tyre, anëtarët e komitetit të kongresit ia kanë lehtësuar edhe më shumë punën Departamentit të Drejtësisë. Ata e kanë parashtruar rastin – mjetin, motivin dhe mundësinë – siç e shohin vetë ata. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, anëtarët e komitetit kanë ofruar një grumbull provash mbështetëse të mbledhura gjatë dy viteve – intervista, rishikime të dokumenteve dhe beteja ligjore.
Ajo që Departamenti i Drejtësisë bënë me gjithë këto dëshmi e materiale, megjithatë, është krejtësisht jashtë kontrollit të komisionit.
Problemet ligjore për Trumpin
Ndërsa rekomandimet e komitetit të 6 janarit mund të kenë pak peshë ligjore, ka shumë indikacione se Departamenti i Drejtësisë mund të merr një vendim siç dëshiron komiteti kundër ish-presidentit.
Një juri e madhe e mbledhur nga avokatë federalë ka lëshuar tashmë fletëthirrje për dhjetëra zyrtarë të administratës së Trumpit gjersa ka analizuar shumë dokumente të njëjta të cilat i ka shqyrtuar edhe komiteti i Kongresit.
Muajin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland caktoi gjyqtarin special, Jack Smith, për të trajtuar të gjitha të gjeturat gjatë hetimeve të kryera ndaj ish-presidentit.
Që atëherë, zyra e Smithit ka lëshuar fletëthirrje për zyrtarë në shtatë shtete, të cilët ishin kontaktuar nga Trump ose këshilltarët e tij gjatë përpjekjeve të tyre për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Hetimi i këshillit të pavarur duket se po humb pak kohë për të vazhduar aty ku e lanë gjyqtarët e dikurshëm të Departamentit të Drejtësisë, transmeton Telegrafi.
Sulmi në Capitol Gill nuk është gjithashtu burimi i vetëm i shqetësimit ligjor i Trumpit. Smith po heton gjithashtu trajtimin e materialeve të klasifikuara të gjetura në pronën e miliarderit amerikan në Mar-a-Lago pasi ai u largua nga detyra.
Një prokuror i rrethit të Georgias vazhdon të hetojë nëse kontakti i Trumpit me zyrtarët e shtetit ka shkelur ligjin zgjedhor të Georgias. Dhe ka gjithashtu një mori çështjesh civile.
Pasojat politike
Trump është përpjekur prej kohësh që të hedh poshtë në tërësi hetimet, paditë penale dhe civile duke pohuar se kjo është një “gjueti shtrigash”, qëllimi përfundimtar i të cilit është ta pengojë të kthehet në pushtet.
Natyra e referimit penal të komitetit të Kongresit – e votuar nga shtatë demokratë dhe dy republikanë – do të bëjë që t’iu kundërvihet këtyre pretendimeve dhe në fakt, Trump mund t’iu referohet si akuza politike.
Referimet, megjithatë, do të gjenerojnë lajme negative për Trumpin, pasi titujt e gazetave dhe televizioneve rrëfejnë natyrën e akuzave të rekomanduara dhe u kujtojnë amerikanëve dhunën e 6 janarit dhe përpjekjet disamujore të Trumpit për të sfiduar humbjen gjatë zgjedhjeve.
Tashmë, ka indikacione se Trumpi mund të përballet me erëra politike gjithnjë e më të ashpra ndërsa po përpiqet të përgatit një tjetër ofertë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Sondazhet e fundit tregojnë se ai vazhdon të jetë i “urryer” mes një pjesë të madhe të publikut amerikan dhe se mbështetja po bie edhe në mesin e votuesve republikanë. Përputhjet hipotetike të zgjedhjeve kokë më kokë tregojnë se ai humbet terren ndaj guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis për nominimin presidencial republikan dhe është pas Bidenit në një garë zgjedhore të përgjithshme.
Që nga shpallja e ofertës presidenciale vetëm një javë pasi Partia Republikane dhe kandidatët e zgjedhur me kujdes nga Trumpi nuk performuan mirë në zgjedhjet afatmesme të Kongresit, ai ka ndërmarrë hapa të tjerë për të dërguar përpara përpjekjet e fushatës së tij.
Ndërsa kalendari po shkon drejt vitit 2023 dhe gara e nominimit presidencial republikan po vjen në fokus, Trump do të mundohet të kthej forcën politike, veçanërisht në partinë republikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit