Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në të cilat janë prezantuar produkte të ndryshme por që mbizotërojnë ato nga Serbia.
Ndërkaq, redaksisë së Telegrafit u janë dërguar disa fotografi ku shihen pamje nga panairi i mbushur me kompani nga Serbia.
Ndryshe, edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, është mbajtur në datat 1, 2 dhe dhe 3 dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Klik Ekspo Group.
Ndërkaq, ATSH në një shkrim të saj bën të ditur se ky eveniment bën bashkë me dhjetëra ekspozues, investitorë ndërkombëtarë dhe institucione të rëndësishme të kulturës dhe artit.
Çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është boshti i një network-u biznesi dhe kulture, zotuar ndaj më shumë se 250 ekspozuesve që përfaqësojnë kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshme për të ndarë dije dhe zgjidhje të reja të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, që nga ndërtimtaria, energjia e rinovueshme, bujqësia dhe industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe digjitalizimi.
Këto grupe sipërmarrësish shoqërohen nga delegacione zyrtare shtetërore.
Më tej thuhet se edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipërmarrësit nga Serbia, mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur.
Kompanitë nga Kosova do të jenë të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agro-ushqimore etj,
Ndërsa Italia e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjetikë, stil dhe fashion.
Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Holanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektro-shtëpiake etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe