Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e biznesmenit Beri Rexhepi, i cili konsiderohej i zhdukur që nga prilli i vitit 2021.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti bëri të ditur se vrasja është kryer për qëllime të përfitimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurove, derisa ka konfirmuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit.
“Dje kam informuar familjarët e viktimës se në bazë të të gjeturave antropologjike mjekoligjore, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj, sigurimi i të gjitha provave dhe dëshmive mirë të bazuara, kam arritur të ngrejë aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë me bashkëkryerje’ dhe ‘dëmtim i kufomave’. Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale, pas një hetimi për 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilat të akuzuarit kanë besuar se i ndjeri i posedon dhe më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, ka thënë ai.
Prokurori Armend Hamiti, njoftoi se zyrtarisht, trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti.
“Në aktakuzë thuhet se 29 dëshmitarë relevantë janë paraparë në aktakuzë. Janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por këta 29 na kanë ndihmuar në pistat e hetimit. Kemi dalë në teren, kemi bërë ekzaminim të telefonave të te pandehurve nëpërmjet antenave. Janë siguruar lëvizjet e të pandehurve në ditën kritike. Tash është bërë edhe ngritja e aktakuzës ku do të fillojë procesi gjyqësor”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës