LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

Ushtria izraelite vret dy palestinezë

Dy palestinezë, përfshirë një mjek, u vranë gjatë një bastisje izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor, njoftoi ministria palestineze e shëndetësisë.

Dr. Abdullah al-Ahmad “ndërroi jetë pasi një plumb ia shpoi kokën, i cili u qëllua nga ushtarët okupues (izraelitë)”, shkruan më tutje ministria, raporton france24.

Një zëdhënës i ministrisë i tha AFP se një tjetër palestinez, Mateen Debaya, u vra gjithashtu në bastisjen në kampin e refugjatëve të qytetit, me pesë të tjerë të plagosur.


Grupi militant Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, e quajti Debaya si një “luftëtar”. Ministria tha se Ahmad u qëllua jashtë një spitali qeveritar, i vendosur në skaj të kampit.

Ushtria izraelite nuk komentoi për të vrarët. Në një deklaratë, ushtria tha se “pajisje shpërthyese dhe një numër i madh i madh të shtënash ndaj forcave të sigurisë. Forcat iu kundërpërgjigjën me zjarr të dyshuarve të armatosur”.

Tre persona u arrestuan, duke përfshirë një anëtar të Hamasit, për të cilin ushtria tha se dyshohej se kishte kryer sulme kundër forcave izraelite.

Izraeli ka pushtuar Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor që nga Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori