Komisioni hetimor për energjinë i propozuar nga pozita miraton planin e punës dhe buxhetin
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka miratuar planin e punës së veprimit dhe buxhetit të komisionit.
Në kuadër të planit të punës u përfshinë sigurimi i dokumentacioneve nga KEK, KOSTT, KEDS, KESCO dhe komunave Obiliq dhe Fushë Kosovë lidhur me shpronësimet.
Për këtë angazhim gjashtëmujor, deputetët do të kompensohen gjithsej me 10 mijë e 560 euro. Shuma që do t’i ndahet kryesuesit të komisionit për një muaj do të jetë 250 euro, ndërsa zëvendës kryesuesit 182 euro.
Mirëpo, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja kërkoi që kompensimet shtesë të deputetëve të bartën te ekspertët.
“A është e zakonshme që anëtarët e komisionit të kompensohen ekstra për pjesëmarrje, ne nuk e kemi paraparë dhe menduar këtë. Unë po sugjeroj se potencialisht mjetet nga këto të barten tek ekspertët, në mënyrë që të kemi buxhet më të madh tek ekspertiza. Shuma në këtë kategori mendoj se është pak e vogël”, tha ai.
Ndërsa, kryesuesi i komisionit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se çështja e kompensimit të deputetëve është e rregulluar me ligj dhe rregullore të Kuvendit.
“Këto çështje janë të rregulluara me ligj. Ne do të shohim edhe një herë, mirëpo në bazë të informatave që kam, deri në 800 euro në muaj mund të kompensohet një ekspert. Kurse, çështja e kompensimit dhe të mbledhjeve janë të rregulluara. Çdo çështje të shtimit apo largimit të buxhetit e merr Kryesia e Kuvendit ose përmes seancave nëse duhet”, shtoi ai.
Krahas këtyre, deputetët diskutuan edhe për emërimet e mundshme të ekspertëve, për çka u vendos që të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës.
Ndërkohë, u bë e ditur dhënia e dorëheqjes së deputetit të LVV-së, Haki Abazi nga ky komision, ani pse nuk u përmendën arsyet. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Zbritjet më të mëdha të vitit po vijnë në Dukagjini Bookstore – Black Friday që nuk duhet ta humbisni!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje