Hormonet janë substanca natyrale të prodhuara nga trupi që janë përgjegjëse për procese të rëndësishme
Ato ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Nivelet e tyre do të jenë të ndryshme gjatë pubertetit, shtatzënisë, ushqyerjes me gji, paramenopauzës dhe menopauzës, dhe gjatë marrjes së pilulave kontraceptive.
Çekuilibri hormonal ndodh kur ka shumë ose shumë pak hormone në qarkullimin e gjakut.
Simptomat e çekuilibrit hormonal te gratë
Simptomat ndonjëherë janë të vështira për t’u lidhur me vetë hormonet, sepse ato janë shumë të ndryshme dhe mund të tregojnë më shumë probleme.
Këtu janë disa simptoma:
· Menstruacione të dhimbshme dhe të rënda
· Osteoporoza
· Ndjeshmëri e gjirit
· Diarre ose kapsllëk
· Akne para ose gjatë menstruacioneve
· Gjakderdhje ndërmjet periodave
· Rritja e qimeve në fytyrë, qafë, shpinë ose gjoks
· Shtim në peshë
· Rënia e flokëve
Simptomat e çekuilibrit hormonal te meshkujt
Ashtu si te femrat, te meshkujt ndodh çekuilibri hormonal në periudha të caktuara të jetës. Për shembull, në pubertet si dhe në plakje.
Te meshkujt, një çrregullim hormonal mund të çojë në kancer të prostatës dhe ulje të niveleve të testosteronit.
Simptomat:
· Ulje e dëshirës seksuale
· Mosfunksionim erektil
· Ulje e masës muskulore
· Osteoporoza
· Rënia e flokëve
· Ndjeshmëri e gjirit
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e një çekuilibri hormonal, bisedoni me mjekun ose gjinekologun tuaj. Ekzaminimi i mëtejshëm i mostrës së gjakut mund të tregojë gjendjen e hormoneve seksuale në trup dhe për këtë arsye të marrë masat e duhura.
Te femrat, çekuilibri hormonal më së shpeshti trajtohet duke marrë pilula kontraceptive dhe ka disa mënyra të tjera për t’i kthyer hormonet në normalitet. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'