Nga: Dashnor Kokonozi
Aty nga viti 1993 u ndodha në një shfaqje të baletit Zhizel në teatrin Bolshoi të Moskës. E tepërt të them se sa shumë kisha ëndërruar të shoh një shfaqje aty.
Kam shkrepur katër fotografi nga Zhizeli i Bolshoit. Njërën ndërkohë që kisha zënë vend në sallë.
Tamam atë çast ndjeva që njerëzit nisën të pëshpëritnin. Duke e ndjerë se diçka po ndodhte, nxora aparatin (një Canon me hapje f/2.8 që të shpëton nderin në të tilla raste) dhe po prisja.
Dikur ktheva sytë andej nga i kthyen të gjithë, nga lozha e krahut të majtë dhe aty pashë Mihail Gorbaçovin dhe Raisa Maksimovën që sapo hynë. Pas tyre edhe njerëz të familjes dhe shoqëruesit e tyre.
Askush nuk duartrokiti. Për të mos u bërë qesharak, nuk duartrokita as unë.
Arsyen do ta kuptoja më pas.
Gjithsesi ruajta rastin kur filluan duartrokitjen e fillimit të shfaqjes dhe shkrepa aparatin, pa tërhequr vëmendjen e askujt.
Një shkrepje të dytë e bëra gjatë shfaqjes, këtë herë me objektiv nga skena.
Një të tretë në përfundim të shfaqjes. Përsëri nga skena.
Për një të katërt nuk isha përgatitur.
E kisha ngjeshur aparatin në fund të xhepit dhe me të përfunduar shfaqja menjëherë nxitova jashtë, aty ku ishte makina e Mihail Gorbaçovit. Qëllimi ishte që të rrëshqisja midis rojeve dhe t’i shprehja admirimin tim.
Ishte e pamundur. Kishte mjaft të tjerë që kishin rendur para meje. Dhe asnjë rus (ruse).
Që të gjithë të huaj që thërrisnin: Gorbi, Gorbi!
Truproja hapi një korridor dhe ndërkohë që ai dhe Raisa po futeshin në makinë, nuk më mbetej veçse të nxjerr aparatin dhe t’u bëj një foto. Pjesën tjetër të kohës shihja disa gra angleze qe e preknin si të qe Padre Pio.
Pastaj u ktheva nga shoqëruesja.
– Bota ka shumë burra të mëdhenj i thashë, por jam i kënaqur që më në fund edhe unë pashë një të tillë.
– Është i madh për ju, jo për ne – m’u përgjigj ajo gjithë urrejtje. Pastaj sikur ndjeu frike dhe buzëqeshi. Duke e shndërruar gjithçka në një urrejtje disi më të përzemërt për atë qe ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.
Shtrëngova fort aparatin tim, që të sigurohesha se Gorbin e kisha tashmë aty brenda.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShfaqja që thërret njerëzoren!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
“Gjeneral Gramafoni” dhe skenari që u ndërtua mbi një tregim të vjedhur!?
SREBRENICA
Trembëdhjetë fakte për artin e madh: Mendimtari dhe supa Campbell
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë