LAJMI I FUNDIT:

Pacolli insiston: Nëse e kalojmë pragun mbetemi në opozitë

Pacolli insiston: Nëse e kalojmë pragun mbetemi në opozitë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se preferojnë opozitën, nëse arrijnë ta kalojnë pragun zgjedhor. Ai, gjithashtu thotë se me Nismën edhe mund të ndahen, por tha se kjo mund të ndodhë nëse kanë ide të kundërta.

Zëvendëskryeministri në largim, njëherësh lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për mundësinë e hyrjes në qeverinë e ardhshme ku ka thënë se fillimisht po presin certifikimin e rezultateve. Ka theksuar se edhe nëse NISMA-AKR e kalon pragun, opozita do të ishte më e përshtatshme

“Nëse e kalojmë pragun, jam i mendimit që duhet të mbetemi në opozitë dhe të japim kontributin tonë nga bankat e opozitës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Behgjet Pacolli.


Ndërkaq duke folur  për koalicionin me NISMA-n, Pacolli ka deklaruar se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur mirëpo nëse kanë ide të kundërta edhe mund t’i ndajnë rrugët, përcjell Telegrafi.

“Do të shohim cilat janë synimet e NISMA-s dhe ato të AKR-së. Nëse ka elemente për bashkëpunim ne do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Nuk besoj se do të ketë diçka të keqe që ne të kemi një grup parlamentar të përbashkët. Mirëpo nëse e shoh se NISMA ka një synim tjetër ne nuk do të prishemi por do të ecim në rrugën tonë ata në të tyren”, deklaroi më tej Behgjet Pacolli.

Ish deputetja e Nismas Albulena Balaj në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin ka thënë se deri tash nuk ka qëndrime të kundërta mes tyre e AKR-së. Ka shtuar se mbetet të shihet pas certifikimit të rezultateve nëse do të mbesin në opozitë ose jo.

“Se a do te jemi ne opozite ose jo, kjo do te shihet nëse do te kemi ndonjë oferte për Qeverinë e ardhshme, te analizohet, pastaj do te vendosim ne organet e partisë“, thuhet në përgjigjen e Albulena Balaj-Halimi.

Ndryshe në QNR po vazhdon ende rinumërimi i mbi 1,400 vendovotimeve, kurse do të mbetet e paqartë deri në fund nëse NISMA do të jetë mbi pragun zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori