LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit se Ekipi Negociator është antikushtetues, procesi duhet të rikthehet në Qeveri

Pas vendimit se Ekipi Negociator është antikushtetues, procesi duhet të rikthehet në Qeveri

Gjykata Kushtetuese, dje ka vendosur rreth kërkesës së parashtruar nga deputetët e opozitës nga ana e LDK-së dhe VV-së për Ligjin për Dialogun.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e bërë nga deputetët është pranuar, dhe se Ekipi Negociator i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit.


Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi nga ana e Gjykatës, “shpërthyen” reagimet nga të gjitha anët, duke kërkuar dorëheqjen e Ekipit Negociator.

Kushtetuesja aprovon kërkesën e LDK-së dhe VV-së: Ekipi negociator është antikushtetues
Lexo po ashtu Kushtetuesja aprovon kërkesën e LDK-së dhe VV-së: Ekipi negociator është antikushtetues

Lidhur për këtë, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë për Telegrafin se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar që ligji për delegacionin shtetëror nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke ofruar sqarime që institucionet kushtetuese nuk mund ti bartin kompetencat e tyre mekanizmave të tjera ‘ të posaçme’, duhet të ruhen ndarja e pushteteve, forma e qeverisjes e paraparë me Kushtetutën e Kosovës, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit.

Sipas saj aktgjykimi ka qartësuar se qeveria ka kompetencë për propozimin dhe zbatimin e politikës së jashtëm të vendit, duke theksuar që kryeministri përfaqëson dhe udhëheq qeverinë, dhe këshillohet me presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit.

“Gjykata Kushtetuese pra ka shpallur jo kushtetuese kompetencat, përgjegjësit dhe rolin që Delegacioni shtetëror ka dashur të luaj me anë të ligjit dhe tani ky proces duhet të rikthehet në Qeverinë e Kosovës të udhëhiqet nga Kryeministri i vendit”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket ndikimit që mund të ketë ky vendim në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Krasniqi ka shtuar se tentativat për konsensus duhet të zhvillohen brenda institucioneve të shtetit në bazë të kompetencave dhe obligimeve të tyre kushtetuese.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës dhe të veproj drejt.

Ahmeti pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e PSD-së largohen nga Ekipi Negociator
Lexo po ashtu Ahmeti pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e PSD-së largohen nga Ekipi Negociator

“Qeveria e Kosovës duhet të respektoj aktgjykimin e gjykatës kushtetuese, të veprojnë në zbatim të këtij aktgjykimi në bazë të kompetencave kushtetuese të parapara, të veproj drejt bashkërendimin institucional rreth çështjes së dialogut”, u shpreh Krasniqi.

Në anën tjetër, Taluant Kryeziu nga instituti EPIK, tha se me vendimin e marrë, Gjykata Kushtetuese sërish tregoj se Kushtetuta, jo teket e pasionet politike duhet të komandojnë jetën tonë publike.

“Aktgjykimit ka të bëj me anulimin e ligjit për dialogun dhe të vetë trupit kryesor dialogues, të ashtuquajturin Delegacion Shtetëror, sepse është formuar jashtë parametrave kushtetues dhe si një organ i posaçëm me një mandat të vjedhur kushtetues: as Shefit të Shtetit të Kosovës e as këtij Delegacioni nuk i takon e drejta për të dialoguar, por vetëm ekzekutivit të Kosovës, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Kuvendit për aq sa dialogu prek çështjet nga neni 18.1 dhe neni 20 i Kushtetutës”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi se pas këtij vendimi, hapat e mëtutjeshëm do të duhej të ishin “Kuvendi duhet të votoj me 80 vota ekipin negociator, platformën negociuese dhe kufizimet e mandatit negociues. Për të evituar çdo mundësi që territori të jetë objekt i diskutimit në negociata në kuadër të kufizimeve të këtij mandati, Instituti EPIK konsideron se duhet të këtë një pikë të veçantë, që thotë si vijon: Asnjë institucion qendror kushtetues nuk ka të drejtë të negocioj çështje që kanë për objekt diskutimi territorin e Republikës së Kosovës.

LDK: Qeveria së bashku me ekipin negociator të dorëhiqet
Lexo po ashtu LDK: Qeveria së bashku me ekipin negociator të dorëhiqet

Pas votimit të ekipit negociator, platformës negociuese dhe kufizimit të mandatit negociues, ekipi negociator ka për obligim që të zhvilloj negociatat nën kontroll të Kuvendit, ku pas çdo raundi të negociatave është i obliguar të raportoj në seancë plenare të Kuvendit. Në fund procesit negociator, marrëveshja e negociuar duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota të të gjithë deputetëve”.

Ndryshe pas vendimit të Kushtetueses reagoi edhe kreu i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti i cili tha se PSD-ja e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të veprojë sipas tij.

Ai ka thënë se anëtarët e Delegacionit Shtetëror nga radhët e PSD-së, nga sot pushojnë së shërbyeri për këtë organ, dhe se do t’i dorëzojnë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga ana e Qeverisë së Kosovës për të parë sesi do të veprojnë lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori