LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës: Po bëjmë të pamundurën në këto kushte të vështira rreth ngujimit të dy alpinistëve në Antarktik

Qeveria e Kosovës: Po bëjmë të pamundurën në këto kushte të vështira rreth ngujimit të dy alpinistëve në Antarktik

Dy alpinistët shqiptarë mbeten të ngujuar në saje të motit ekstrem në Antarktik.

Mrika dhe babai i saj, Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor.

Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit.


Tashmë ka reaguar edhe qeveria e Kosovës duke thënë se po bëhet çdo gjë e mundshme në këtë rrethana për sportistët.

Donjeta Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është angazhuar të marrë informacionet e para në mënyrë që të mund të ndihmohen alpinistët.

“Ministria e Punëve të Jashtme përmes mekanizmave të saj ka nisur angazhimin që të marrë informacionet e nevojshme për të parë se si është gjendja dhe çfarë hapash mund të ndërmarrim ne si Qeveri. Duke e ditë vrazhdësinë e terrenit dhe vendit ku janë ngujuar, nuk është i lehtë gjithë ky proces”, ka pohuar Gashi.

Edhe bashkëshortja e alpinistit, Albanina ka pohuar se nuk e di se sa mund të durojnë pa ushqime Mrika dhe Arianiti.

“Por nuk ka shkuar ashtu. Janë 10-të ditë që kanë mbetur të bllokuar dhe nuk ka pas asnjë lëvizje për shkak të motit. Sa për kushte, unë gjatë gjithë kohës po informohem me logjistikën e Antarktikut dhe Bllogun. Ata po thonë që kanë diçka rezerva të ushqimit, dhe është shumë e natyrshme që ushqimet të mbarojnë. Kam qasje me një GPS, që e ka burri atje dhe shumë shkurt më ka thënë që ushqim ka shumë pak. E sa munden të mbijetojnë për ato kushte, ne nuk e dimë”, ka thënë ajo.

Bashkëshortja e alpinistit të ngujuar në Antarktik, Albanina: Nuk e di sa munden të mbijetojnë në ato kushte Arianiti dhe Mrika
Lexo po ashtu Bashkëshortja e alpinistit të ngujuar në Antarktik, Albanina: Nuk e di sa munden të mbijetojnë në ato kushte Arianiti dhe Mrika

Baba e bijë kujtojmë se gjatë javës së kaluar kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

Telegrafi do t’iu mbaj të informuar gjatë ditëve në vijim rreth detaje të reja të alpinistëve shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori