LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Haradinaj reagon për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, e cila erdhi pas kundërshtimit të serbëve, gjegjësisht Kishës Ortodokse Serbe, e që mori mbështetje edhe nga prezenca ndërkombëtare në vend.

Haradinaj ka ftuar diplomatët që të shkojnë në vendin e ngjarjes, për t’u bindur se rruga që po rinovohet ka ekzistuar edhe më parë.

“Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situaten, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme”, ka shkruar Haradinaj.


Ai tutje ka thënë se qeveria ka për obligim menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e vendit.

“Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, Kisha Ortodokse Serbe ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, me arsyetimin se “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori