LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Rusisë mohon të jetë organizatore e protestës mbështetëse në Shkup

Ambasada e Rusisë mohon të jetë organizatore e protestës mbështetëse në Shkup

Ambasada e Rusisë në Shkup i ka mohuar thashethemet për gjoja organizimin e protestës mbështetëse, para ca ditësh, para Ambasadës në Shkup.

Sipas tyre, edhe fjalimi i ambasadorit Scherbak në këtë protestë nuk paraqet shkelje të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, të vitit 1961.

Megjithatë, Ambasada shprehet falënderuese ndaj atyre qytetarëve të cilët u mblodhën për të shprehur dhembjen e tyre për 64 personat e vdekur në një fatkeqësi në Rusi.


Njëherit, Ambasada konsideron se të falënderosh një shprehje të këtillë të keqardhjes paraqet respekt dhe nxitje për marrëdhënie miqësore ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/