Ka nisur sërish ndërhyrja e KFOR-it për të shuarjen e vatrave të zjarrit në Prevallë, derisa aksionit i është bashkuar edhe FSK-ja.
Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret. Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar.
Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka arritur një veturë e zjarrfikësve, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme.
Më vonë gjatë ditës është parë edhe ndërhyrja e helikopterit të KFOR-it.
KFOR-i ka deklaruar se ndërhyrja e tyre bëhet vetëm pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës për ndihmë.
Derisa gjatë pasdites është parë edhe mobilizimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës që u janë bashkuara banorëve dhe zjarrfikësve për të ndalur zjarret në Prevallë.
Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të intervenohet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.
“I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrfikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhë shumë, me ardhë e me na ndihmu. Sepse ka nisë edhe një frymë e flaka spo ndalet hiç. është një shtëpi e rrezikuar, vetëm metra larg zjarrit, ka mundësi me hy komplet edhe këtu e mu djegë krejt vilat. Ju bëjmë apel institucioneve e KFOR-it me ardhë me na ndihmu”, tha për RTK-në Burim Sallauka, nënkryetar i Odës dhe Hotelierisë së Kosovës.
Përkundër tymit dhe flakëve, të shtunën, në Prevallë kishte qindra vizitorë.
Zjarret janë afër villave dhe bizneseve, por ato aktualisht nuk janë të rrezikuara.
Prevalla për dhjetë ditë është duke u përball me zjarre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 1700 gjoba në rajonin e Prizrenit për shkelje të trafikut gjatë javës
Në Dragash diskutohet për praktikat e mira dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Prizreni synon avancimin e cilësisë në arsim përmes trajnimeve, certifikohen rreth 500 mësimdhënës
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama