LAJMI I FUNDIT:

Akuzon Dejona Mihali: Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim

Akuzon Dejona Mihali: Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim

Pas arrestimit të sotëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka paralajmëruar edhe shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Mihali, duke iu referuar arrestimit të sotëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka akuzuar prokurorinë duke thënë se “shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim”.


“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale”.

“Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim”, ka shkruar Mihali në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo ka thënë se “Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”.

“Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëjë tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza”.

“Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroi’ rastin VETERANËT.  Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur. Kosova SHTET I SË DREJTËS”, ka shkruar ajo.

Arrestohet Nagip Krasniqi - kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Lexo po ashtu Arrestohet Nagip Krasniqi - kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale.

Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie “Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Arrestimi i tij ka ndodhur, pasi hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës sot kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori