LAJMI I FUNDIT:

Dzeko bëhet lojtari i tretë më i vjetër që shënon 100 gola në Serie A

Dzeko bëhet lojtari i tretë më i vjetër që shënon 100 gola në Serie A

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko është bërë lojtari i tretë më i vjetër që arrin 100 gola në Serie A pas Goran Pandev dhe Sergio Pellissier.

Boshnjaku gjeti rrjetën gjatë pjesës së parë në udhëtimin e sotëm te Sassuolo në Mapei Stadium.


Ky ishte goli i tij i 100-të në ligën italiane, i arritur në moshën 36 vjeç e 205 ditë, në paraqitjen e tij të 244-të në Serie A.

Kjo e vendos Dzekon të tretin në listën e lojtarëve më të vjetër që kanë arritur këtë shifër jubilare.

Kur arriti golin e 100-të, më 21 prill 2021, Goran Pandev ishte 37 vjeç e 268 ditë.

Sa i përket legjendës së Chievos, Sergio Pellissier, ai ishte 37 vjeç e 243 ditë kur arriti 100 gola në Serie A më 11 dhjetor 2016.

Dzeko ishte një lojtar i ardhur vonë në futbollin italian, duke bërë debutimin e tij në Serie A vetëm në gusht të 2015, kur edhe shënoi golin e tij të parë për Romën në moshën 29 vjeç, pesë muaj dhe 13 ditë. /Telegrafi/