LAJMI I FUNDIT:

Sot është dita e fundit e debatit parlamentar për propozimin francez, E majta organizon protesta

Sot është dita e fundit e debatit parlamentar për propozimin francez, E majta organizon protesta

Partia opozitare maqedonase, E majta ka bërë thirrje që qytetarët sot në ora 12:00 të mblidhen përpara objektit të kuvendit të Maqedonisë, për të kundërshtuar propozimin francez.

“Sot është dita e fundit e debatit parlamentar, në të cilin LSDM dhe BDI po përpiqen të shtyjnë me dhunë “propozimin francez” të BE-së për bullgarizimin e Maqedonisë. Ju ftojmë në ditën e fundit, sa më shumë që të jetë e mundur, në ora 12 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Maqedonia është në kurth nga një qeveri okupatore, e cila nuk dëgjon 75% të qytetarëve që deklaruan kundër propozimit francez. Prandaj ju thërrasim sa më shumë para Kuvendit, që deputetët tradhtarë të pushtetit ta dëgjojnë zërin tuaj, ndërsa brenda paturpësisht mohojnë vullnetin e shumicës së popullit maqedonas. Ne ju bëjmë thirrje për një “JO” me zë të lartë kundër supremacisë së qeverisë. Ju bëjmë thirrje për një JO me zë të lartë kundër fshirjes së ASNOM-it, për një JO të lartë kundër fusnotës së gjuhës maqedonase, për një JO me zë të lartë për tekstet e rishikuara të diktuara nga Bullgaria. Më në fund regjimi hibrid le të dëgjojë sot britmën e rezistencës së popullit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndryshe, sot seanca për propozimin francez fillon në orën 11:00 dhe pritet të që votohet miratimi i propozimit francez.


Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori