Kosova ka marrë sot zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani që do të jetë kryesues i CEFTA-s, me këtë rast ka thënë se Kosova do të luaj një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheq me CEFTA-në.
Ai ka deklaruar se rëndësi të veçantë do t’i kushtojë implementimit të marrëveshjeve të deritashme dhe se do të përkushtohen në jetësimin e marrëveshje që pritet të arrihen në të ardhmen.
“Si ministër i qeverisë së Kosovës dhe kryesues i CEFTA ne do të angazhohemi maksimalisht për të kryer obligimet tona, për të realizuar objektivat tona dhe më e rëndësishmja gjatë këtij kryesimi e do të fokusohemi në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe të marrëveshjeve që do të arrijmë në të ardhmen”, theksoi ministri Hasani.
Ai është shprehur se objektiv strategjik do të jetë Krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale me Bazë të pajtueshmërisë me BE-së dhe Marrëveshjen e CEFTA për promovimin e investime përmes promovimit të tregtisë rajonale. Ministri Hasani ka deklaruar se Kosova gjatë kryesimit të CEFTA-së do të ketë një qasje të bashkëpunimi duke mos neglizhuar asnjërën palë të përfshirë në këtë marrëveshje.
“Gjatë vitit 2018 qasja e Kosovës do të jetë proaktive, ne do të punojmë që të sjellim të gjitha palën në tavolinë dhe të marrim vendime që shkojnë në favor të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE si qëllim primar i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.
Pas një hapi të tillë të kësaj rëndësie për vendin tonë në sferën e shkëmbit të mallrave dhe tregtisë së lirë me vendet pjesë të kësaj marrëveshjeje ministri Hasani i ka ftuar të gjitha palët për një bashkëpunim reciprok, pasi që kjo siç ka thënë Hasani shkon në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të këtyre vendeve.
Në kuadër të objektivit strategjik të lartpërmendur, kryesuesi i CEFTA-së për vitin 2018 do të ketë shtatë prioritete. Prioriteti i parë do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në mallra. Harmonizimi i tregjeve të CEFTA-s me BE-në është prioriteti i dytë. Krijimi i një rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontesteve tregtare është prioriteti i tretë. Prioriteti i katër do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në shërbime e lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëve dhe profesionistëve dhe punëtore të kualifikuar është prioriteti i pestë. Ndërsa i gjashti është Lëvizja e lirë e investimeve ndërsa i fundit për nga prioritetet është Forcimi institucional i Sekretariatit të CEFTAS-s.
Ndërsa, Myriam Ferran nga Komisioni Evropian ka thënë se pret bashkëpunim konstruktiv me Kosovën. Ajo ka thënë se ky është një test i madh për Kosovën dhe se duhet të fokusohen drejt një të ardhme të përbashkët në BE.
Kurse, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka thënë se kryesimi i CEFTA-s është një rast i mirë për Kosovën. AI ka thënë se ministri Hasani do të shtyj përpara prioritetet e caktuara. Nikaj ka thënë se shpreson në bashkëpunimin të ndërjellt të palëve. Ndryshe Kosova është bërë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006.
Kjo është hera e dytë që Kosova merr kryesimin e CEFTA-s, kryesim i cili ndryshon çdo vit me rotacion. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhjetorit 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!