LAJMI I FUNDIT:

Lulet më të mira për çdo dhomë në shtëpinë tuaj

Lulet më të mira për çdo dhomë në shtëpinë tuaj

Nëse jeni lloj i personit i cili shkon në lulishte dhe blen lule për tualetin vetëm se në kuzhinë nuk keni më hapësirë, atëherë kemi lajme të këqija për ju: jo secila bimë lulëzon njëjtë në të njëjtin ambient.

Mendojeni mirë, shtëpia juaj është e mbushur me dhoma të cilat kanë nivele të ndryshme të lagështisë (p.sh. tualetet) dhe me rreze dielli. Fatmirësisht, ekspertët kanë identifikuar se cilat lule duhet të vendosen në secilën dhomë të shtëpisë tuaj, transmeton Telegrafi.


Lulja ‘Ficus benjamina’
E njohur për aftësinë e vet për t’i hequr toksina dhe për t’i rritur nivelet e oksigjenit, ajo preferohet të vendoset në dhomën e fjetjes sepse ju furnizon me më shumë oksigjen dhe jua përmirëson kualitetin e gjumit.

Duhet të ujitet rregullisht, të mos jetë gjithmonë e ekspozuar në rrezet e diellit dhe është toksike për macet dhe qentë.

Lulja ‘Spathiphyllum sp.)
Pasi që në mënyrë të suksesshme i largon sporet e mykut në ajër, ajo është e përsosur për ta vendosur në dhomat ku i pastroni rrobat. Edhe kjo duhet ujitur rregullisht dhe është toksike për macet dhe qentë.

Lulja ‘Sansevieria trifasciata’
Lule e mrekullueshme e cila i nxitë miqtë tuaj të flasin përgjatë darkës! Ujitet vetëm herë pas here, ndërsa vendoset në hapësirë ku nuk ekspozohet direkt nga rrezet e diellit. Është toksike për macet dhe qentë.

Lulja ‘Crassula Ovata’
Kjo lule konsiderohet të jetë simbol i fatit të mirë, prandaj është e rekomandueshme të vendoset në fillim të korridorit ku mysafirët kanë mundësi ta shohin posa të hynë në shtëpinë tuaj.

Duhet të ujitet rregullisht dhe të jetë e ekspozuar në diell, ndërsa është toksike për qentë dhe macet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rreth maceve

Rreth maceve

Stil
Kalo në kategori