Kemi kaluar në një faqe të re, për të lexuar atë që ndodh në Ukrainë në kohe reale, kliko KËTU.
Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Disa ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.
Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.
Në katër ditët e para dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.
Kemi kaluar në faqe të re
Sot ka qenë një ‘ditë e vështirë’, thonë forcat ukrainase
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës e përshkroi të dielën si “një ditë të vështirë”, duke thënë se trupat ruse “vazhdojnë granatimet në pothuajse të gjitha drejtimet”.
Në një postim në gjuhën angleze në faqen e tij në Facebook, shtabi i përgjithshëm tha se forcat ajrore të vendit “u përballen me agresorin si në qiell ashtu edhe në tokë”, përcjell Telegrafi.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Ukraina padit Rusinë në Gjykatën e Lartë të OKB-së, kërkon ndalimin e pushtimit rus
Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën e Lartë të OKB-së, duke hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ajo pushtoi fqinjin e saj për të parandaluar “gjenocidin” dhe duke kërkuar nga gjyqtarët që të urdhërojnë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake ruse.
Në një paraqitje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, duke hedhur poshtë akuzat për gjenocid, Ukraina u kërkoi gjyqtarëve të urdhëronin të ashtuquajturat “masa të përkohshme” për të mbrojtur Ukrainën.
ICJ konfirmoi të dielën se kishte marrë kërkesën.
Vendet e BE-së do të dërgojnë ‘aeroplanë luftarakë’ në Ukrainë
Vendet e BE-së do të dërgojnë “aeroplanë luftarakë” në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë sulmet ajrore dhe tokësore ruse.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Miratohet rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së për Ukrainën
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se është miratuar rezoluta që dënon sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.
“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria&SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë“, ka shkruar Xhaçka në një postim në Twitter.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Këto janë humbjet ushtarake të Rusisë, deri më tani në Ukrainë
Kur jemi në ditën e katërt të agresionit rus, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se agresorit, Rusisë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha – si në njerëz po ashtu edhe në armatim.
Në këtë drejtim, sipas të dhënave Ministrisë së Mbrojtjes, përveç 4300 ushtarëve të vrarë, Ukraina ka shkatërruar edhe 146 tanke ruse, si dhe 706 automjete të blinduara, përcjell Telegrafi.
Veç këtyre, është bërë e ditur se janë shkatërruar edhe 49 njësi artilerike, 27 aeroplanë luftarakë, 26 helikopterë, 1 sistem raketor, si dhe 2 dronë dhe 2 anije luftarake.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Në qytetin Khmelnytskyi, gratë dhe fëmijët po thurin rrjeta kamuflazhi për ushtarët ukrainas
In the city of Khmelnytskyi, women and children are weaving camouflage nets for Ukrainian soldiers ⤵️
🔴 LIVE updates: https://t.co/eiwvEdtEQr pic.twitter.com/9bw6duXxDY
— Al Jazeera English (@AJEnglish) February 27, 2022
Një ukrainas vuri re një minë në rrugë, vendosi ta largonte nga aty – duke mos pritur as njësinë e specializuar për asgjësim të bombave
A Ukrainian in Berdyansk spotted a mine on the road and didn't wait around for a bomb disposal unit – at great risk to life and limb, he removed the mine, clearing the way for the Ukrainian military. pic.twitter.com/iC9ZTrixlC
— The New Voice of Ukraine (@NewVoiceUkraine) February 27, 2022
Kyiv është totalisht i rrethuar, thotë kryebashkiaku – imazhet satelitore tregojnë kolonën e madhe të forcave ruse duke lëvizur drejt kryeqytetit ukrainas
Imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), tregojnë një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt Kyiv.
Në anën tjetër, kryetari i bashkisë ka thënë se kryeqyteti ukrainas tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Dronët e armatosur turk duke kryer sulme kundër forcave ruse
#Ukraine The Ukrainian MoD released footage of a successful Tb2 strike against a Russian Buk missile system in the Zhytomyr region. (CONFLICT) #Ukraine #Russia pic.twitter.com/b0c7qIVMBo
— RED SALUTE (@Gadhwara27) February 27, 2022
Anonymous “rrëzon” Ministrinë ruse të Energjisë
📢BREAKING NEWS: Anonymous takes down the Russian Ministry of Energy #Anonymous#Russia
Website: https://t.co/AZnqvo3tyZ https://t.co/P6kW2v5ziZ— Anonymous (@anonymousbraza_) February 27, 2022
Suedia thyen traditën dhe i dërgon armë Ukrainës
Suedia do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe armë antitank, helmeta dhe parzmore.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministrja Magdalena Andersson, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, siç ishte thënë ditë më parë, një debat nëse situata e përshkallëzuar në Ukrainë justifikon një përjashtim dhe lejimin e dërgesave të armëve po fitonte terren në Finlandë dhe Suedi – vende me politika tradicionalisht kufizuese të eksportit të armëve.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Rusia pranon humbjet në Ukrainë, për herë të parë
Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se kanë viktima në Ukrainë.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Komisioni Evropian mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë
Ursula von der Leyen ka thënë se Komisioni Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë.
Presidentja e Komisionit Evropian tha se BE do të ndalojë gjithashtu mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik.
Znj. von der Leyen shtoi se BE do të sanksionojë ‘bjellorusët që ndihmojnë përpjekjet e luftës ruse’.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia
Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe – protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë
Gjatë ditës së diel, shumë njerëz, madje diku deri 100 mijë, janë mbledhur për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.
Agresioni rus erdhi disa ditë më parë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.
Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri. /Telegrafi/
Google bllokon shkarkimet e aplikacionit të medias shtetërore ruse RT në territorin ukrainas
Google i Alphabet Inc ka ndaluar shkarkimet e aplikacionit celular të medias shtetërore ruse RT në territorin ukrainas me kërkesë të qeverisë në Kiev.
“Në përgjigje të një kërkese ligjore nga qeveria ukrainase, aplikacioni RT News nuk është më i disponueshëm për shkarkim në Google Play në Ukrainë”, tha një zëdhënës i Google të dielën, përcjell Telegrafi.
Lëvizja do të thotë që përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacionin RT News në Ukrainë, ndërsa përdoruesit aktualë mund të jenë ende në gjendje ta përdorin atë, por nuk do të marrin përditësime të reja të shtyra nga RT.
Google ndaloi të shtunën RT dhe kanalet e tjera të marrin para për reklama në faqet e tyre të internetit, aplikacionet dhe videot e tyre në YouTube, të ngjashme me një lëvizje të Facebook pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/
‘Paralajmërimi bërthamor i Putinit, i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm’ – thotë shefi i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i është përgjigjur këtë pasdite vendimit të Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore të Rusisë në “gatishmëri speciale”.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Jens Stoltenberg tha se njoftimi është “retorikë e rrezikshme”, duke shtuar: “Kjo është një sjellje që është e papërgjegjshme”.
Ai i tha CNN: “Dhe sigurisht kur kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë – duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur, sovran, duke kryer pushtim të plotë të Ukrainës – kjo shton seriozitetin e situatës”. /Telegrafi/
Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht më shumë se 100 njësi të pajisjeve të Rusisë, përfshirë tanke
Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht disa njësi të pajisjeve të ushtrisë ruse në qytetin Bucha, rajoni i Kievit.
“Në qytetin e Bucha, më shumë se 100 njësi të pajisjeve të armikut u shkatërruan. Lavdi ushtarakëve tanë!”, citohet të ketë thënë Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës.
Për të parë pamjet dhe lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Ne po derdhim gjak, por po vazhdojmë të mbrohemi me sukses
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”.
“Por kjo nuk do të na shkatërrojë”, pohoi ai, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” – niveli më i lartë i gatishmërisë.
Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar [për bisedime]”.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje