LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Zyrës Ruse në Prishtinë, kërkohet ndërprerja e agresionit rus në Ukrainë

Protestë para Zyrës Ruse në Prishtinë, kërkohet ndërprerja e agresionit rus në Ukrainë

Sulmet e Rusisë dhe pamjet brutale në Ukrainë kanë nxitur edhe një protestë në Kosovë.

Protesta u organizua pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, ku edhe u kërkua që shteti rus të ndal luftën në Ukrainë.


Marigona Shadiu nga Nisma për të drejtat e njeriut (YIHR), thotë se e gjitha kjo protestë është bërë për t’i treguar popullit të Ukrainës se populli i Kosovës është në mbështetje të tyre, transmeton KP.

“Jemi mbledh këtu për një protestë për të kundërshtuar aksionet pushtuese të shtetit rus karshi Ukrainës, të cilat kanë filluar së fundi edhe sigurisht për të bërë një thirrje si qytetarë të Kosovës që kjo luftë të ndalohet menjëherë dhe të gjitha trupat ushtarake të Rusisë të tërhiqen nga territori i Ukrainës. Gjithashtu përmes kësaj proteste ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, mirëpo edhe me qytetarët rus, të cilët po e kundërshtojnë regjimin rus dhe që po kërkojnë ndërprerjen e luftës, po luftojnë për paqe edhe brenda Rusisë”, ka thënë ajo.

Protesta zgjati rreth një orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori