LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon kryetari i Kievit, Klitschko: Në qytetin tonë nuk ka trupa ruse – po vazhdojmë të mbrohemi

E konfirmon kryetari i Kievit, Klitschko: Në qytetin tonë nuk ka trupa ruse – po vazhdojmë të mbrohemi

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka njoftuar se nuk ka trupa ruse në këtë qytet – por se ukrainasit po vazhdojnë ta mbrojnë veten nga sulmet.

Vitali Klitschko, tha se “ushtria dhe forcat e rendit dhe mbrojtja territoriale”, po vazhdojnë të “detektojnë dhe neutralizojnë sabotuesit”, transmeton Telegrafi.


Në orët e para të mëngjesit, ishte raportuar se autoritetet lokale kanë urdhëruar banorët e Kievit të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre – pasi çdo person që kapet jashtë do të konsiderohet si pjesë e grupeve sabotuese.

Producentja e BBC-së, Kathy Long, kishte raportuar sot se në Kiev është një situatë e qetë – dhe se ushtria dhe vullnetarët janë njerëzit e vetëm që po shihen rrugëve.

Në një mesazh në kanalin e tij në Telegram, Klitschko, tha se që nga fillimi i pushtimit rus, nëntë civilë janë “vrarë” në Kiev – përfshirë një fëmijë. /Telegrafi/