LAJMI I FUNDIT:

Si po e mbulojnë mediat ruse invazionin në Ukrainë, propaganda vazhdon – sulmet i quan “masë vetëmbrojtëse”

Si po e mbulojnë mediat ruse invazionin në Ukrainë, propaganda vazhdon – sulmet i quan “masë vetëmbrojtëse”

Shumica e mediave ruse që kryesisht kontrollohen nga shteti – tregon më së miri se pse televizionet e shtetit rus po e prezantojnë pushtimin e Ukrainës si “akt apo masë vetëmbrojtëse”.

Shumë televizione kanë cituar ministrin e Mbrojtjes, i cili tha se “armë me precizitet të lartë janë përdorur nga ana e ushtrisë – duke mos përbërë ndonjë rrezik për civilët”, transmeton Telegrafi.

Televizioni publik Rossiya 1 filloi buletinin e lajmeve me: “Rusia sot filloi operacionin ushtarak, me qëllim që të mbrojë popullin që për tetë vite ishin subjekt i abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”, dëshmi tjetër se lajmet e atjeshme redaktohen nga Kremlini.

Erdogani 'tradhëton' Putinin, i del në mbrojtje Ukrainës - thotë se veprimet e Rusisë janë të papranueshme
Lexo po ashtu Erdogani 'tradhëton' Putinin, i del në mbrojtje Ukrainës - thotë se veprimet e Rusisë janë të papranueshme

E disa buletine tjera të lajmeve, kanë transmetuar vox-popa nga rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Në anën tjetër Rossiya 24, shfaq dy burra duke biseduar me gazetarin në Donetsk.

“Është interesant, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë”, tha një burrë duke iu referuar sulmit rus në Ukrainë. E një tjetër tha se “është i lumtur dhe se këtë e ka pritur për tetë vite”.

Ndërkaq ata persona që kishin tendenca ta tregojnë të vërtetën, u shlyheshin deklaratat apo nuk transmetoheshin fare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori