LAJMI I FUNDIT:

Zelensky poston një video tjetër, mohon se ka bërë thirrje për dorëzim

Zelensky poston një video tjetër, mohon se ka bërë thirrje për dorëzim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.

“Ka shumë informacione të rreme në internet se i kam bërë thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka një evakuim timin”.


“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, siç edhe kanë raportuar mediat amerikane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Ndërkoë, mediat kanë raportuar se të shtëna armësh dhe shpërthime janë dëgjuar në rrugët e kryeqytetit, edhe në ditën e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

Qeveria e Kievit gjithashtu konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve. /Telegrafi/