LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas thotë se Rusia do të detyrohet të flasë, falë protestuesve rusë

Presidenti ukrainas thotë se Rusia do të detyrohet të flasë, falë protestuesve rusë

Në video mesazhin e drejtuar popullit ukrainas të premten herët në mëngjes, presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak humbje do të ketë Rusia.

Duke dhënë një notë sfiduese edhe kur forcat ruse përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha “Ne jemi në tokën tonë, ne kemi të vërtetën, ato nuk mund të shkatërrojnë karakterin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë”.


Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Zelensky gjithashtu përshëndeti protestat në Rusi kundër pushtimit, raporton cnn.

“Për të gjithë qytetarët e Federatës Ruse që po dalin për të protestuar, dua t’ju them ju shohim. Do të thotë se na keni dëgjuar”, tha ai.

Të enjten, protestuesit kundër luftës mbajtën demonstrata të vogla në të gjithë Rusinë, sipas mediave të pavarura dhe organizatave monitoruese – edhe pse ata u arrestuan dhe policia kërcënoi se do të shpërndante turmat me forcë fizike.

Protestat kundër luftës, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur afër Kremlinit
Lexo po ashtu Protestat kundër luftës, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur afër Kremlinit

Rusia ndalon demonstratat pa leje, por rusët mund të organizojnë protesta individuale me një person.

Deri në mbrëmjen e së enjtes me orën e Moskës, të paktën 1,237 persona ishin arrestuar në të paktën 44 qytete në të gjithë Rusinë, raportoi grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori