Presidenca ukrainase ka thënë se më shumë se 40 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – dhe disa janë plagosur.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit, tha se përveç viktimave ushtarake, “me sa di unë, për momentin ka edhe disa civil të vrarë – deri në dhjetë”.

Rusia nisi një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, fqinjit të saj jugor, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në anën tjetër, ministria ukrainase e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Nga urdhri për ndërhyrje ushtarake, sirenat që lajmërojnë sulmet e deri te granatimet e ashpra – gjithçka që po ndodhë në Ukrainë Nga urdhri për ndërhyrje ushtarake, sirenat që lajmërojnë sulmet e deri te granatimet e ashpra – gjithçka që po ndodhë në Ukrainë
Reklama

Ata kanë njoftuar se pas operacionit për mbrojtjen e vendit, kanë arritur të rrëzojnë 6 aeroplanë rusë, 2 helikopterë, kanë arritur të shkatërrojnë 2 tanke, si dhe të vrasin 50 separatistë rusë.

Reklama
Aeroporti Ivano-Frankivsk në Ukrainë goditet nga raketat ruse – pamje që pretendohet se tregojnë një gjë të tillë Aeroporti Ivano-Frankivsk në Ukrainë goditet nga raketat ruse – pamje që pretendohet se tregojnë një gjë të tillë

Zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë dënuar bombardimet ruse që kanë nisur përreth Ukrainës në orët e para të së enjtes. /Telegrafi/