Përveç raportimeve të orëve të fundit se është goditur një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në rajonin e Kievit, gjithashtu ka pasur raportime të paverifikuara se një tubacion gazi është goditur në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Siç thekson BBC, përcjell Telegrafi, qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv ka qenë nën sulme me raketa që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë.

Pas dy sulmeve të fundit, supozohet se Rusia tani mund të synojë infrastrukturën e gazit dhe naftës, pasi fillimisht ka shkuar pas bazave ushtarake të Ukrainës. /Telegrafi/