LAJMI I FUNDIT:

Gjermania, Republika Çeke dhe Holanda do të dërgojnë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Gjermania, Republika Çeke dhe Holanda do të dërgojnë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Gjermania do t’i dorëzojë armë Ukrainës në një ndryshim të madh politikash, pasi u rezistoi thirrjeve të mëparshme të Kievit për armatim mbrojtës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria gjermane kishte rënë dakord për një politikë kufizuese të eksportit të armëve që nuk lejon asnjë dërgesë armësh në rajonet e krizës.


Dorëzimi i armëve të tilla ka gjithashtu konotacione historike pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me më të mirën e aftësisë sonë për t’u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter, kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ndryshe, siç ka raportuar Sky News, 27 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vende të tjera evropiane dhe SHBA, do t’i japin më shumë armë, furnizime mjekësore dhe ndihmë të tjera ushtarake Ukrainës ndërsa ajo po lufton kundër një agresioni rus.

Përveç Gjermanisë, edhe dy anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë “përforcime” për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë, përcjell Telegrafi.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën”, shtoi Fiala.

Holanda gjithashtu tha të shtunën se do t’i siguronte Ukrainës më shumë fuqi zjarri.

“Holanda do t’i furnizojë Ukrainës 200 raketa anti-ajrore Stinger. Materiale të tjera mbrojtëse tashmë janë duke u nisur”, shkroi në Twitter këshilltari i kryeministrit për punët e jashtme dhe mbrojtjen, Geoffrey van Leeuwen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori