LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e udhëheqësve botërorë ndaj pushtimit rus të Ukrainës – përfshirë edhe nga dy presidentët amerikanë

Reagimet e udhëheqësve botërorë ndaj pushtimit rus të Ukrainës – përfshirë edhe nga dy presidentët amerikanë

Krerët e shteteve anembanë globit denoncuan me shpejtësi sulmin në shkallë të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës – ndërsa presidenti i vendit u zotua të enjten të mos “heqë dorë nga liria e saj” me asnjë çmim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi të enjten sulmet ajrore dhe sulmet e Rusisë ndaj vendit të tij nga tre drejtime, ndërsa shpërthimet tronditën kryeqytetin, Kiev, dhe qytete të tjera. Të paktën 40 persona janë vrarë deri më tani, thanë zyrtarët ukrainas.


“Rusët sulmuan pabesisht shtetin tonë në mëngjes, siç bëri Gjermania naziste në vitet #2WW”, shkroi Zelensky në Twitter. “Që sot, vendet tona janë në anë të ndryshme të historisë botërore”.

Zelensky shtoi se Rusia “kishte hyrë në një rrugë të keqe”, por u zotua se Ukraina nuk do ta braktisë lirinë e saj “pavarësisht se çfarë mendon Moska”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri jehonë qëndrimit të Zelensky, duke pretenduar se Putini e kishte zhytur Evropën në “kohën e saj më të errët” që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939.

Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

E presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi gjithashtu “sulmin barbar” të Rusisë dhe fajësoi Putinin për “kthimin e luftës” në Evropë.

“Ne po përballemi me një akt të paprecedentë agresioni nga udhëheqja ruse kundër një vendi sovran dhe të pavarur”, tha von der Leyen në një deklaratë. “Dhe ne do të mbajmë presidentin Putin përgjegjës për këtë”.

Von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të takohet më vonë të enjten për të zbuluar një fushatë sanksionesh “masive dhe të synuara” kundër Rusisë.

Veç këtyre, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ishte një “shkelje e hapur” e ligjit ndërkombëtar.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë atë”, shkroi Scholz në Twitter herët të enjten. “Gjermania dënon fuqishëm këtë akt të pamatur të presidentit Putin. Solidariteti ynë është me Ukrainën dhe popullin e saj”.

Scholz i bëri thirrje Rusisë që të përfundojë menjëherë veprimet ushtarake, ndërsa premtoi se Gjermania do të koordinonte një përgjigje me homologët e saj në të gjithë globin.

“Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën”, tha Scholz.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “i tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme” në Ukrainë, duke shtuar se kishte folur me Zelensky për të diskutuar përgjigjen e tyre.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës”, shkroi Johnson në Twitter. “Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri”.

Ambasadori ukrainas në Britani i bën thirrje NATO-s të dërgojë trupa në Ukrainë: Janë e vetmja forcë që mund të ndalojë Ushtrinë e Kuqe
Lexo po ashtu Ambasadori ukrainas në Britani i bën thirrje NATO-s të dërgojë trupa në Ukrainë: Janë e vetmja forcë që mund të ndalojë Ushtrinë e Kuqe

“Presidenti Putin i Rusisë ka nisur luftën në kontinentin tonë evropian”, tha Johnson. “Ai ka sulmuar një vend mik pa provokim dhe pa asnjë justifikim të besueshëm. Raketa dhe bomba të panumërta kanë rënë mbi një popullsi krejtësisht të pafajshme. Një pushtim i madh është duke u zhvilluar – nga toka, nga deti dhe nga ajri”.

Presidenti Joe Biden, ndërkohë, tha se Zelensky i kërkoi atij të mërkurën vonë që t’u bënte thirrje liderëve botërorë të denonconin “agresionin flagrant” të Rusisë dhe Putinit duke mbështetur popullin ukrainas.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare”, shkroi Biden në Twitter të mërkurën vonë. “Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Ish-presidenti Xhorxh W. Bush sulmoi gjithashtu Rusinë dhe presidentin e saj të enjten, duke akuzuar Putinin për “bullizëm autoritar” në sulmin që përbën “krizën më të rëndë të sigurisë” në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë bashkohem me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin”, tha Bush në një deklaratë. “Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, ndërsa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori