Rusët po varfërohen, oligarkët po pasurohen

Rusia është futur në pesëshen e parë të vendeve në botë për nga numri i miliarderëve në dollarë dhe në dhjetëshen e parë për nga numri i milionerëve.
Sipas Raportit Global të Pasurisë, Rusia aktualisht ka 122 miliarderë.
Më shumë miliarderë kanë vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina, India dhe Gjermania.
Gjatë vitit të fundit, në Rusi janë shfaqur 22 mijë milionerë të rinj në dollarë. Ky numër është më i lartë edhe se në Kinë, pavarësisht dallimit të madh në madhësinë e popullsisë.
Numri i rusëve jashtëzakonisht të pasur vazhdon të rritet, edhe pse vendi përballet me luftë, sanksione ndërkombëtare dhe rënie të standardit të jetesës për shumë qytetarë.
Ndërsa disa po rrisin pasurinë e tyre, të tjerë po përballen me rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse. /Telegrafi/





































