LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Kjo natë do të jetë shumë e vështirë – fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani

Zelensky: Kjo natë do të jetë shumë e vështirë – fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani

Në një paraqitje dramatike natën vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi në një deklaratë se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.

“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë”, ka thënë ai, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


“Këtë natë armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm”.

“Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”.

Zelensky përshëndeti bashkatdhetarët e tij për durimin e “një ditë të vështirë, por të guximshme”.

“Ne nuk mund të përballojmë humbjen e kryeqytetit”, citohet të ketë thënë presidenti.

“Qëllimi ynë kryesor është të përfundojmë këtë gjakderdhje”, shtoi ai.

“Ukrainasit po i rezistojnë heroikisht këtij agresioni që nuk mund të justifikohet”, vazhdoi ai.

“Kjo është arsyeja pse pushtuesit janë të detyruar të dalin me akuza edhe më absurde”.

Analizë e BBC: Ja pse Biden nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë
Lexo po ashtu Analizë e BBC: Ja pse Biden nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin i është referuar Zelenskyt dhe ekipit të tij drejtues si “një grup narkomanësh dhe neo-nazistësh”.

Por Zelensky tha se qytetarët e tij dhe pjesa tjetër e botës nuk i besonin ato që ai i përshkroi si gënjeshtra nga Kremlini.

Më pas, duke folur në rusisht, Zelensky shtoi: “Qytetarët e Federatës Ruse nuk do t’i besojnë”.

Ndryshe, po sipas BBC, një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky ka theksuar se vendi është i përgatitur të bëjë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen.

Por Rusia ka thënë se ata do të flasin vetëm kur të dorëzohen të gjithë forcat e armatosura ukrainase. /Telegrafi/