LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri, raportohet se luftimet kanë shpërthyer në rrugët e Kievit

Shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri, raportohet se luftimet kanë shpërthyer në rrugët e Kievit

Me afrimin e mëngjesit, ka raportime për luftime intensive në Kiev.

Sipas një postimi në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, “betejat e rënda po vazhdojnë” në zonën e Vasylkiv të qytetit.


Aty është thënë se “lufta aktive” po zhvillohet tashmë në rrugët e kryeqytetit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Qeveria e Kievit gjithashtu konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve.

Raportet e gazetarëve me bazë në Kiev në mediat sociale sugjerojnë gjithashtu se luftimet kanë shpërthyer me të vërtetë në rrugë.

Shumë po përshkruajnë shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri shumë më afër qendrës së qytetit.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës shtuan se trupat e saj kishin rrëzuar një numër “objektivash armike” ruse gjatë ditës dhe gjithashtu kishin ndaluar trupat ruse të merrnin ndonjë nga qytetet e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori