LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës britanike: Putinit nuk po i shkojnë gjërat sipas planit – ukrainasit po i shkaktojnë humbje të mëdha

Kreu i inteligjencës britanike: Putinit nuk po i shkojnë gjërat sipas planit – ukrainasit po i shkaktojnë humbje të mëdha

Kreu i inteligjencës britanike MI6, ka deklaruar se lufta e Rusisë në Ukrainë do të dëshmohet se është e dështuar, pasi që presidenti Vladimir Putin nuk do të arrijë të korr fitore politike në vendin e tij me këtë taktikë.

Richard Moore, ka shkruar se si raportet e fundit tregojnë se forcat e Putinit do të dështojnë në Ukrainë, pasi që kanë nënvlerësuar fuqinë ushtarake të fqinjëve, transmeton Telegrafi.


58-vjeçari theksoi se lufta e Putinit në Ukrainë nuk po shkon sipas planeve të Kremlini, kjo për shkak të përgatitjes së dobët të planit dhe rezistencës që kanë hasur nga trupat ukrainase.

Madje në një video të publikuar nga ushtria ukrainase shkatërrohet plotësisht nga droni i përdorur nga Kievi, kurse mjetet e blinduara ushtarake të Rusisë me shkronjë Z që gjendeshin në afërsi të Kherson në jug të vendit, janë bërë shkrumb.

Një video tjetër shfaq mbi 20 mjete ushtarake ruse në Kharkiv, që janë shkatërruar nga forcat ukrainase. Edhe një dëshmi se ata nuk janë as për së afërmi duke përparuar siç e proklamon Putini.

Kievi zyrtar ka njoftuar se deri më tani ka vrarë 4,300 ushtarë, 27 aeroplanë, 26 helikopterë, 146 tanke dhe mbi 700 makina tjera të blinduara.

Madje kreu i inteligjencës britanike ka theksuar se Kremlini nuk do t’ia arrijë qëllimit nëse për 10 ditë ukrainasit arrijnë të mbrohen sikurse deri tani.

Sipas tij, Moska do të mbetet pa para për operacionet ushtarake që po i kushtojnë shumë, si dhe nuk do të mund të dërgojë në Ukrainë armë tjera – kjo për faktin se ukrainasit po kontrollojnë mirë rrugët nga qarkullojnë rusët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori