LAJMI I FUNDIT:

“Herën tjetër do ta shtyjë orën e luftës”, një telefonatë e humbur shndërrohet në “zënkë” mes presidentit ukrainas dhe kryeministrit italian

“Herën tjetër do ta shtyjë orën e luftës”, një telefonatë e humbur shndërrohet në “zënkë” mes presidentit ukrainas dhe kryeministrit italian

Kryeministri italian, Mario Draghi duket se ka mbetur i zhgënjyer me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit raportohet se nuk ka pas kohë që të flas në telefon me të parin e qeverisë së Italisë në kohën kur agresioni rus po vazhdon me intensitet të lartë në Ukrainë.

“Presidenti Zelenskyi na tha se ai fshihet diku dhe se Ukraina nuk ka më kohë. Ai duhej të merrte pjesë në një telefonatë në orën 9.30 të mëngjesit, por nuk ia doli dot”, njoftoi gazetari italian, Tancredi Palmeri, i cili u bazua në burimet e afërta me Draghin.

Tashmë ka reaguar edhe presidenti ukrainas duke arsyetuar veprimin se kishte luftime dhe nuk ka pasur kohë që t’i përgjigjet Draghit.

Pamjet shqetësuese nga Kievi, tanku rus shtyp një veturë në lëvizje - vozitësi shpëtoi mrekullisht
Lexo po ashtu Pamjet shqetësuese nga Kievi, tanku rus shtyp një veturë në lëvizje - vozitësi shpëtoi mrekullisht

“Sot në orën 10:30 në hyrjet e Chernihiv, Hostomel dhe Melitopol pati luftime të ashpra. Njerëzit vdiqën. Herën tjetër do të përpiqem të lëviz orarin e luftës për të folur me Mario Draghin në një kohë të caktuar. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të luftojë për popullin e saj”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Theksojmë se presidenti ukrainas gjatë ditës së sotme ka shprehur pakënaqësinë me vëllimin e sanksioneve të vendosura nga disa vende Perëndimore dhe ka kërkuar që të shtohet intensiteti i tyre.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë njoftuar se kanë vrarë mbi njëmijë ushtarë rusë ndërsa në radhët e tyre kanë vdekur 137 ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori