Ushtria ukrainase po vazhdon të publikojë fotografi dhe video të ushtarëve rusë të zënë rob anembanë Ukrainës.

Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka publikuar imazhe të disa ushtarëve rusë që janë kapur nga forcat ukrainase.

Ushtria ukrainase tregon humbjet që i kanë shkaktuar rusëve: Kemi rrëzuar 14 aeroplanë, tetë helikopterë dhe shkatërruam 102 tanke Ushtria ukrainase tregon humbjet që i kanë shkaktuar rusëve: Kemi rrëzuar 14 aeroplanë, tetë helikopterë dhe shkatërruam 102 tanke

Ai është drejtuar përmes rrjeteve sociale nënave dhe grave ruse që t’iu bëjnë thirrje bijve dhe burrave të tyre që të largohen nga Ukraina.

“Nëna, gra, vajza të ushtarëve rusë! Ktheni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Juve po ju gënjejnë. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, ka shkruar ai në Twitter.

Reklama
Ukraina kërkesë Kryqit të Kuq: Ktheni mijëra trupat e pajetë të pushtuesve në Rusi, kjo është nevojë humanitare Ukraina kërkesë Kryqit të Kuq: Ktheni mijëra trupat e pajetë të pushtuesve në Rusi, kjo është nevojë humanitare
Reklama

Theksojmë ushtria ukrainase ka raportuar se deri më tani ka vrarë mbi 3500 ushtarë rusë dhe ka kapur të gjatë gati 200 prej tyre.

Ndryshe, zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive “këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ktheni mijëra trupat e pajetë të pushtuesve në Rus”. /Telegrafi/