Please enter at least 3 characters.

LIVE: Afati kalimtar dimëror 2026, lëvizjet minutë pas minute

Afati kalimtar i janarit premton të jetë i zjarrtë edhe këtë vit, ku skuadrat e mëdha pritet të bëjnë disa lëvizje për të kompletuar ekipet e tyre.Ky afat dimëror është hapur zyrtarisht më datë 1 janar në top pesë ligat më të mira në botë dhe pritet të mbyllet më datë 2 shkurt.

Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do ta mbyllin afatin në orëm 19:00, teksa La Liga në orën 22:59.

Në ndërkohë në Arabinë Saudite ky afat është hapur pak më vonë, pra më 5 janar dhe pritet të përfundojë po ashtu më 2 shkurt.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për të gjitha lëvizjet e klubeve në kohë reale.

16/01/2026 21:38- Liverpooli ka tre yje në listën e ngushtë për ta përforcuar mbrojtjen

Liverpooli ka tre alternativa ideale ndaj objektivit kryesor të afatit kalimtar, Marc Guehi, pasi Manchester City siguroi nënshkrimin me yllin anglez.

Në fund të një afati kalimtar veror tashmë shumë të bujshëm për Liverpoolin e Arne Slotit, dolën lidhje me kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi.

Raportet në ditën e fundit të afatit kalimtar pretendonin se mbrojtësi qendror kishte kryer vizitat mjekësore përpara transferimit të propozuar, por marrëveshja dështoi në orët e fundit.

Lexo lajmin e plotë...

16/01/2026 21:08- Endrit Morina bëhet me skuadër të re pas largimit të Drita

Futbollisti i talentuar Endrit Morina, është bërë shpejtë me skuadër të re pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me Dritën.

Sot (e premte) gjatë ditës, klubi gjilanas kishte bërë me dije se kanë ndërperë bashkëpunimin me Morinën, i cili ishte bërë pjesë e tyre nga Feronikeli ’74.

Sidoqoftë, ai nuk është vonuar për të gjetur një ambient të ri dhe tashmë ka gjetur ‘folenë’ e re.

16/01/2026 21:07- Haaland ka folur rreth mundësisë për t’u transferuar te Real Madridi

Erling Haaland tashmë ka dhënë mendimin e tij rreth mundësisë së transferimit te Real Madrid, ndërsa mediat e lidhin sulmuesin me një lëvizje rekord botëror prej 500 milionë eurosh drejt gjigantit të La Ligës.

Haaland është një nga sulmuesit më efektivë në Evropë, duke regjistruar 287 gola në 362 paraqitje profesionale gjatë karrierës së tij me klubet Molde, Bryne, Red Bull Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City.

Forma e tij e jashtëzakonshme i siguroi një kontratë të majme te City, me raporte që flasin për 500,000 paund në javë para bonuseve, të cilën e nënshkroi në janar të 2024 dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në qershor 2034.

Lexo lajmin e plotë...

16/01/2026 21:06- Klopp i gatshëm ta pranojë ofertën e Real Madridit nëse klubi transferon yllin brazilian

Jurgen Klopp është rishfaqur fuqishëm në ambientin e Real Madridit pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

Nuk është hera e parë që trajneri gjerman lidhet me stolin madrilen, por këtë herë spekulimet janë shumë më të forta.

Gjatë sezoneve të fundit, disa media e kanë vendosur Kloppin në orbitën e Real Madridit. Megjithatë, asnjëherë nuk ka pasur një ofertë konkrete apo një lëvizje zyrtare nga gjiganti spanjoll.

Lexo lajmin e plotë...

Ylli i Leverkusenit zbulon si u përpoq ta pengonte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich

Transferimi rekord i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për 140 milionë euro verën e kaluar mbetet një nga lëvizjet më të përfolura në historinë e fundit të Bundesligës.

Por, para se reprezentuesi gjerman të vendoste të transferohej në Ligën Premier, pati një përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen dhe ajo erdhi nga brenda vetë skuadrës së tij.

Në podcastin Playmaker të 360Media, kapiteni i Leverkusenit, Robert Andrich, ka pranuar se personalisht e kishte këshilluar Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich, i cili në atë kohë konsiderohej favorit për ta nënshkruar.

FC Prishtina përforcohet me futbollistin holandez

FC Prishtina e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sylian Mokono nga klubi holandez VVV-Venlo.

26-vjeçari ka një karrierë të madhe në Holandë, ku ka mbrojtur fanellën e disa klubeve.

Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina i uroi mirëseardhje futbollistit më të ri.

Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar

Afati kalimtar i janarit ka hyrë në fazën më intensive dhe raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventusi shpreson të arkëtojë rreth 20 milionë euro përmes shitjes së dy brazilianëve që prej kohësh kanë dalë nga planet kryesore të klubit.

Njëri prej tyre është Arthur Melo, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Juventusin, pavarësisht se pjesën më të madhe të tre viteve e gjysmë të fundit e ka kaluar larg Torinos, në formë huazimi te Liverpool, Fiorentina, Girona dhe së fundmi te Gremio në Brazil.

29-vjeçari iu bashkua Juventusit në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic, transferim që në atë kohë u raportua se kishte një vlerë prej 72 milionë eurosh, plus deri në 10 milionë euro bonuse dhe shtesa.

Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze

Mbrojtësi Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.

Pas largimit nga skuadra polake, Kastrati ka qenë agjent i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.

DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.

PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës

Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.

Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.

Man Utd me ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e madh të Atletico Madridit

Manchester United po përgatit një ofensivë madhore në afatin kalimtar, me synimin për të transferuar mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Pablo Barrios, për një shifër që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.

Klubi nga Old Trafford kërkon të rindërtojë repartin e mesfushës dhe ta rikthejë ekipin në nivelin më të lartë të futbollit evropian, pas sezoneve zhgënjyese.

Barrios shihet si profili ideal për t’i dhënë qartësi, ritëm dhe kreativitet lojës së “Djajve të Kuq”.

Jaap Stam rekomandon Manchester Unitedin për "nënshkrimin e ëndrrave"

Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit.

Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit.

Një lojtar i Real Madridit mund të largohet për shkak të mungesës së minutave

Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur.

Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa.

Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.

Juventusi e dëshiron Matetën, por refuzon propozimin për shkëmbim nga Crystal Palace

Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.

Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.

Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.

Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve

Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.

Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.

Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.

Crystal Palace dhe Guehi i thonë ‘po’ ofertës së Man Cityt, gati zyrtarizimi

Manchester City është shumë afër të bëjë zyrtare transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.

Klubi nga Etihad nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi është afër të zyrtarizoj edhe transferimin e dytë të madh.

Pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmoj edhe transferimin e Guehit nga Crystal Palace.

Interi vendos çmimin për largimin e yllit të madh të ekipit

Interi ka vendosur një qëndrim të fortë për të ardhmen e Hakan Çalhanoglut, i cili po tërheq sërish interesin e Galatasarayt në këtë afat kalimtar.

Klubi turk kërkon ta përforcojë mesfushën dhe e sheh mesfushorin turk si objektivin kryesor, duke u përpjekur ta bindë për një rikthim në kampionatin vendas.

Sipas mediave turke, Galatasaray e ndjek Çalhanoglun prej kohësh dhe kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës.

Një marrëveshje është arritur për Marc-Andre ter Stegen

Sipas informacioneve të zbuluara nga Cadena SER, është arritur marrëveshja që portieri të largohet nga Barcelona dhe të transferohet te Girona.

Klubi katalanas do të marrë përsipër rreth 1 milion euro nga paga e tij, ndërsa 90% e mbetur do të vazhdojë të paguhet nga FC Barcelona, e cila ka pranuar largimin e kapitenit për t’i mundësuar minuta aktivizimi.

Mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje finale për mbylljen e marrëveshjes, pas së cilës Barça do të mbetet pa shërbimet e portierit gjerman.