Kualifikimet për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar dhe tashmë janë përcaktuar të gjitha 36 skuadrat që do të garojnë në fazën e ligës.

Katër biletat e fundit i siguruan AEK Athina, Fenerbahçe, Vikingu dhe Slovan Bratislava, duke kompletuar listën e pjesëmarrësve në garën më prestigjioze për klube në Evropë.


Në mesin e skuadrave që do të garojnë këtë sezon është edhe Manchester United, që rikthehet në Ligën e Kampionëve. Në garën elitare janë edhe klube të tjera me histori të madhe evropiane, si Roma, Porto, Napoli, Borussia Dortmund dhe PSV.

Një nga befasitë është Vikingu, që për herë të parë në histori ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës. Norvegjezët eliminuan Dinamo Zagrebin, ndërsa Slovan Bratislava siguroi kualifikimin duke eliminuar Celjen pas vazhdimeve.


Formati i ri

Edhe këtë sezon Liga e Kampionëve do të zhvillohet me formatin e ri, pa fazën tradicionale të grupeve.

36 skuadrat do të jenë pjesë e një tabele të vetme dhe secila prej tyre do të luajë tetë ndeshje, ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm.

Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në plejof për një vend në fazën nokaut. Skuadrat nga vendi i 25-të e poshtë eliminohen nga gara.

Shorti për fazën e ligës do të zhvillohet të enjten, ndërsa skuadrat janë ndarë në katër vazo bazuar në koeficientin e UEFA-s.


Të gjitha skuadrat e Ligës së Kampionëve 2026/27

Vazoja 1:

  • PSG
  • Bayern Munich
  • Real Madrid
  • Liverpool
  • Inter
  • Manchester City
  • Arsenal
  • Barcelona
  • Atlético Madrid

Vazoja 2:

  • Borussia Dortmund
  • Roma
  • Sporting CP
  • Aston Villa
  • Porto
  • Manchester United
  • Club Brugge
  • Real Betis
  • PSV

Vazoja 3:

  • Feyenoord
  • Lille
  • Bodø/Glimt
  • Napoli
  • RB Leipzig
  • Villarreal
  • Fenerbahçe
  • Shakhtar Donetsk
  • Galatasaray

Vazoja 4:

  • Slavia Praha
  • Slovan Bratislava
  • Stuttgart
  • AEK Athina
  • LASK
  • Como
  • Lens
  • Viking
  • Olympiacos

/Telegrafi/

telegrafi sport app