LAJMI I FUNDIT:

Një film i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë fatkeqësie në Suedi, është aktualisht filmi më i shikuar në Netlix

Një film i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë fatkeqësie në Suedi, është aktualisht filmi më i shikuar në Netlix

Filmi aktual më i shikuar në listën globale të Netflix, i cili nuk është në anglisht, është “The Abyss” – një histori fatkeqësie e frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.

Fillimisht u publikua në vitin 2023, “The Abyss” është realizuar nën regjinë e Richard Holm dhe me skenar të shkruar nga Holm, Robin Sherlock Holm dhe Nicola Sinclair, shkruan Klix.


Historia sillet rreth banorëve të Kiruna, Suedi, të cilët po luftojnë për të mbijetuar pas një shpërthimi katastrofik të shkëmbit që kërcënon të gëlltisë qytetin. Kiruna është në fakt një qytet i vërtetë. Megjithatë, siç ndodh shpesh me shumë filma dhe shfaqje televizive, frymëzimi shkon më tej se kaq.

Sa i përket kastit, në këtë film luajnë emra të njohur suedezë si: Tuva Novotny si Frigga, Kardo Razzari si Dabir, Felicia Maxime si Mika dhe Peter Franzén si Tage.

Në thelb, filmi aksion përmban një sërë ngjarjesh sizmike, por përpara se Frigga, menaxheri i sigurisë në minierën e Kiruna, të kuptojë dëmin që ka shkaktuar, për fat të keq është tepër vonë.

Një shpërthim shkatërrues në minierë çon në një gropë dhe Frigga duhet të kuptojë se si të evakuojë qytetin dhe të shpëtojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Historia e jetës reale që frymëzoi filmin ndodhi katër vjet më parë, kur një tërmet u shkaktua nga shfrytëzimi në minierën lokale Kiruna. Tërmeti ka arritur magnitudën rreth 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Është e qartë se filmbërësit devijuan shumë nga kjo duke shtuar shumë elementë fiktive për të dramatizuar filmin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Magazina
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Magazina
Kalo në kategori