Ish-guvernatori i BQK, Fehmi Mehmeti, duke komentuar Raportin e Progresit, ka thënë se sa i përket kritereve ekonomike, sipas Komisionit Evropian, Kosova ka bërë progres dhe është në fazë të përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.
Mehmeti thotë se “Raporti vlerëson problemet të cilat kanë qenë me investimet dhe ngadalësimin e rritjes së konsumit, sidomos pas fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas raportit të KE-së, ekonomia e vendit ka treguar stabilitet gjatë krizave të fundit, kurse përmendet se sektori privat vazhdon të ketë pengesa dhe sfida”.
“Një pjesë e këtij raporti flet për sistemin financiar, në rastin konkret për BQK të cilën e kam udhëheq deri në mars të këtij viti. Në kuadër të BQK-së , sektorët që janë nën rregullativë të saj, bankat, institucionet mikrofinanciare dhe të sigurimet kanë përformuar mirë dhe kjo është arritur falë përkushtimit të një menaxhimi të mirë dhe kontrollës nga BQK”, ka thënë Mehmeti përmes një postimi në Facebook.
Më tej Mehmeti ka thënë se “ky raport përmend përparimin që është bërë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara në Kosovë që vite më parë ishte mbi 200 mijë, e që ishte njëri ndër imazhet negative të Kosovës. Ky problem është zgjidhur falë vendosjes punës që është bërë për vendosjen e stikersave që është bërë në bashkëpunim me Byron Kosovare të Sigurimit dhe me institucionet e Kosovës, përkrahur nga BQK dhe financiar nga kompanitë private të sigurimeve”.
“Po ashtu kjo ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara po sjellë rezultatet të mëdha, duke ia lehtësuar Policisë punën në identifikimin e këtyre automjeteve si dhe vetëdijësimi i qytetarëve të Kosovës përmes formave të ndryshme për veturat e paregjistruara. Ka tri vite që raporti i KE-së, vlerëson të arriturat në fushën e sektorit te sigurimeve, sektor që ishte më humbje të mëdha është kthyer në fitimprurës”.
“Në kemi punuar shumë që të zgjedhim edhe problemin e Kartonit të Gjelbërt, BKS i ka plotësuar të gjithë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Byrove”, thotë Mehmeti, transmeton Telegrafi.
“Raporti vlerëson se sektori financiar është mirë i kapitalizuar dhe i qëndrueshëm. Sektori financiar e Kosovës tregoi se është likuid, por ka sfida të vazhdueshme. KE vë në pah se sektori bankar në Kosovës përbën 68.4% tē sistemit financiar, i ndjekur nga fondet e pensioneve, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve, me 24.5%, 4.1% dhe 2.7% respektivisht”.
Ai gjithashtu thotë se “Raporti e përmend faktin se rentabiliteti i sektorit bankar është përmirësuar në terma nominalë, duke u rritur në 20.6% në 2022, nga 17.6% në 2021 dhe në rritje më tej në 21.1% në korrik”.
“Sipas raportit, sektori bankar duhet të jetë i monitoruar nga afër për shkak të rreziqeve, deri në kohën sa kam qenë në krye të BQK-së, kam arritur të monitorojë këtë sektor të rëndësishme për Kosovën.
Në fund ky raport duhet të shihet jo vetëm nga aspekti i përgjithshëm, por duhet të merret si element për të përmirësuar pikat më kritike ku kemi mundësi”, ka shkruar Mehmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova