LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i sundimit të ligjit, Maqedonia e Veriut në shoqëri me Mongolinë dhe Kazakistanin

Indeksi i sundimit të ligjit, Maqedonia e Veriut në shoqëri me Mongolinë dhe Kazakistanin

Maqedonia e Veriut renditet e 67-ta në mesin e 142 vendeve në listën më të fundit globale sipas Indeksit të sundimit të ligjit të Projektit Botëror për Drejtësi, të publikuar sot, me rezultat prej 0,53 pikësh, njësoj si në tre vitet e mëparshme.

Sipas kriterit kufizues të fuqisë së pushtetit, Maqedonia e Veriut është në vendin e 97-të me notë 0.47, sipas mungesës së korrupsionit është në vendin e 75-të me indeks 0.45, sipas transparencës së qeverisë RMV është e 70-të me rezultat 0.50, dhe sipas të drejtave bazë në pozitën e 56-të me rezultat 0.60.

Sa i përket kriterit të rendit dhe sigurisë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 43-të me notë 0,80 dhe sipas drejtësisë penale në vendin e 72-të me 0.44 pikë.


Krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse ka të njëjtin rezultat, vendi është renditur katër vende më poshtë dhe tani është në të njëjtin nivel me Mongolinë, Kazakistanin, Indonezinë dhe Moldavinë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Kosova janë renditur më mirë se Maqedonia e Veriut në listën e përgjithshme në vendet e 57-ta dhe 58-ta, përkatësisht, me rezultate 0.56, ndërsa më dobët janë Bosnja e Hercegovina cila është e 75-ta me indeks 0.51, Shqipëria dhe Serbia në vendin e 91-të dhe të 93-të me 0,48.

Nga 27 vendet anëtare të BE-së, e vetmja e renditur më poshtë se RMV është Hungaria me rezultat prej 0.51 në vendin e 73-të, ndërsa nga vendet e tjera të Bashkimit nga rajoni i Ballkanit, më e larta në listë është Sllovenia me indeks prej 0.69 në vendin e 27-të, pasuar nga Rumania me 0.63 në vendin e 40-të, Kroacia dhe Greqia me 0.61 në vendin e 45 dhe 47 dhe Bullgaria me 0.56 në vendin e 59-të.

Ndryshe, nga vendet anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Sllovenia kanë rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rënien më të madhe e kanë Greqia dhe Belgjika, e cila është e 16-ta me 0,78 pikë.

Dy vendet e para në listë janë dy anëtarët e BE-së – Finlanda dhe Danimarka me rezultate 0,84 dhe 0,83, e ndjekur nga Norvegjia me indeks prej 0,83, Suedia dhe Austria me indeks prej 0,79 secila dhe Gjermania me indeks prej 0,78. Singapori renditet në vendin e shtatë me 0,77 pikë, e ndjekur nga Japonia (0,76), Estonia (0,75) dhe Holanda (0,74).

Venezuela renditet në fund si e 142-ta me 0,27 pikë, e ndjekur nga Kamboxhia me 0,31, Afganistani me 0,32, Haiti dhe Kongoja me 0,34, si dhe Nikaragua, Egjipti, Mianmari dhe Kameruni të gjitha me 0,35 pikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori