Laurina Gashi, xhudistja e re që shkëlqeu në vitin 2022 – synim i saj medalja botërore dhe olimpike
Laurina Gashi, ishte xhudistja e re që shkëlqeu në këtë vit, duke i sjell medalje Kosovës nga garat ndërkombëtare.
16 vjeçarja Gashi konsiderohet si një nga shpresat e xhudos kosovare, ku edhe na KOK dhe MKRS është pjesë e listës së sportistëve që do të mbështeten, pasi pritet shumë nga ajo.
Në një intervistë për Telegrafin, Laurian dhe trajner i saj Dukagjin Gashin, kanë folur për vitin 2022, sukseset dhe të ardhmen.
“Në aspektin personal vitin 2022 e cilësoj si vitin me të suksesshëm në karrierën time deri me tani, kjo pasi që kam fituar medaljen e argjend në Zagreb dhe së fundmi medaljen e artë në Kupën Evropiane të mbajtur në Riga të Letonisë”, ka thënë fillimisht xhudistja e talentuar.
Laurina u ndal edhe te puna me trajnerin e saj Dukagjin Gashin, për të cilin ka fjalë të mëdha dhe meritat e sukseseve ia dedikon atij.
“Trajneri im është Dukagjin Gashi. Të gjitha sukseset e mija janë merita e ti. Është shumë i ashpër në stërvitje, çdo gjë e dëshiron deri në detaj të fundit edhe çka është më kryesorja teknikisht është i përsosur. Unë them nganjëherë që nëse arrij të marr 20 për qind të teknikës së tij e di që do të kem suksese të mëdha në karrierën time. E falënderoj pamasë, pasi ai përkujdesët për cdo gjë dhe mua më mbetet vetëm të ushtojë”, deklaroi Laurina Gashi.
Kosova ka shumë xhudistë të suksesshëm, por më shumë i pëlqen Distria Krasniqi, ndërsa beson që me punën që e bën me trajnerin e saj do të arrijë së shpejti sukseset e mëdha, medalje botërore dhe olimpike.
“Mënyrën se si bën xhudo, më pëlqen Distria Krasniqi, edhe normalisht trajneri im. Ai më shtyn gjatë gjithë kohës të ushtrojë shumë, na thotë të mos mungojmë në stërvitje qysh prej se kemi qenë fëmijë, dhe nëse vazhdoj kështu duke ushtruar nga pesë orë në ditë, suksesi nuk do të më mungojë kurrë. Synimi im i madh është të bëhem kampione e botës dhe medaliste olimpike”, nënvizoi ajo.
Laurina ka një mesazh për fëmijët që mendojnë të fillojnë stërvitjet në xhudo.
“Mesazhi im për femrat që dëshirojnë të merren me xhudo është: Ushtroni xhudo, sepse të bën të fortë psiqikisht, fizikisht dhe të largon nga dukuritë negative, por edhe rrjetet sociale. Mbi të gjitha bëhesh sportiste e mirë edhe e shëtit krejt botën”.
Trajneri Dukagjin Gashi flet për punën me Laurinën dhe xhudistët e tjerë
Trajneri i xhudos, Dukagjin Gashi, ka folur për Laurinën, sukseset e saj, punën që e bëjnë dhe gjithçka tjetër.
“Të punoj me Laurinën është e lehtë, pasi që atë që e kërkoj unë ajo e ka bërë në moshë shumë të re, pra është zgjuar në 6:00 të mëngjesit, pastaj ka stërvitur edhe në mbrëmje nga ora 18:30. Është pak e vështirë për një fëmijë, por ka që e bën këtë tash e tetë vite”, deklaroi trajneri Dukagjin Gashi për Telegrafin.
Gashi foli edhe për synimet që ka me Laurinën, ndërsa shtoi se ka edhe xhudistë të tjerë të rinj që së shpejti do të dalin në skenë.
“Synimet e përbashkëta janë që të mos dorëzohemi derisa ta arrijmë kulmin e një sportisti, pra ta fitojmë medaljen botërore dhe olimpike për të rritur. Në klub kam edhe xhudistë të tjerë shumë të talentuar dhe besoj që brenda një apo dy viteve do të dalin në skenë”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'