LAJMI I FUNDIT:

Mësimi të shtunave, MASHTI: Mësimdhënësit i janë përgjigjur pozitivisht vendimit, dalja e nxënësve në shkolla lë për të dëshiruar

Mësimi të shtunave, MASHTI: Mësimdhënësit i janë përgjigjur pozitivisht vendimit, dalja e nxënësve në shkolla lë për të dëshiruar
Foto: Ilustrim

E shtuna është ditë e rregullt mësimi për nxënësit e klasave nga e parë deri në të tetën, ashtu siç do të jenë edhe shtatë të tjera në vazhdimësi, për të zëvendësuar orët e humbura nga greva pesë javëshe në arsim.

Kjo pas vendimit të Ministrisë së Arsimit (MASHTI), edhe pse Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) dhe Këshilli i Prindërve po e kundërshtojnë një vendim të tillë.


Mirëpo, shumica e nxënësve, sidomos në Prishtinë nuk kanë shkuar në shkolla, duke respektuar kështu rekomandimet e Këshillit të Prindërve.

Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga rezultatet e para që kanë marr nga inspektorët në terren mësimdhënësit janë nëpër vendet e tyre të punës, ndërsa sa i përket nxënësve ai tha se numri lë për të dëshiruar.

E kjo sipas tij ka ndodhur nga keqinformimet që po bëhen nëpër rrjete sociale.

“Prej mëngjesit i kemi autorizuar inspektorët që të dalin nëpër të gjitha shkollat. Rezultatet e para janë që mësimdhënësit i janë përgjigjur pozitivisht vendimit dhe kjo është një fakt i mirë. Ndërsa sa i përket nxënësve po ashtu ka prezencë goxha të mjaftueshme, mirëpo lë për të dëshiruar. Presim që ky numër të rritet, e kjo ka ndodh si rezultat i keqinformimit prej disa faqeve, siç është dhe Këshilli i Prindërve në Facebook”, ka thënë Dervishja.

Dervishaj u shpreh se për secilin fëmijë i cili mungon në mësim do të mbahen evidenca në ditar.

“Për secilin fëmijë që mungon duhet të evidentohet në ditar. Prezenca në shkollë është për ardhmen e fëmijëve”, tha tutje Dervishaj.

E sa i përket pagave të mësimdhënësve ai theksoi: “Mësimdhënësi i cili paraqitet në punë dhe i cili është gati për ta kryer detyrën e tij nuk ka asnjë arsye që t’i ndalet paga”.

I pyetur se a zhvillohet mësimi nëse në një klasë është vetëm një nxënës ai tha: “Për këtë nuk kam informacion që në një klasë është vetëm një nxënës. Por mësimdhënësi e vlerëson nëse ka kushte për punë”.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi tha për Telegrafin se në Prishtinë në shumicën absolute nuk është zhvilluar procesi mësimor.

“Sa kemi informacion në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar proces mësimor ngase kanë munguar shumica e fëmijëve me të drejtë”, ka thënë Demi.

Ndërkaq, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Ndryshe, greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori